Prishtinë, digjet makina e ministrit Krasniqi, ende asnjë autor

Alqi Kociko

 

Mjeti i familjes së ministrit të Bujqësisë së Kosovës Memli Krasniqi është djegur dje në mbrëmje. Familjarët dyshojnë se është djegur me bombë molotov. Ministri Krasniqi i pyetur rreth rastit ka pranuar se vetura është e tij por për detaje të tjera ka sugjeruar të kontaktohet policia. Zyrtarët e policisë deri në këto momente nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim zyrtar për shkaktarët e zjarrit në makinë e zyrtarit qeveritar.

memli-meliza

Sot paradite, bashkëshortja e Krasniqit, Melisa, ka reguar edhe ndaj disa komenteve fyese në rrjetet sociale, duke saktësuar se makina ishte në emër të saj dhe përdorej nga ajo për transportin e fëmijëve 7, 3 e 2 vjeç.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *