“Prit e mbulo!” A mund të ecet kështu?

anazapta

 SMS në DITA

Në 0689073730

Bariu i mbulonte “kokët e prera” nën “gunë”! Sokëllinte bariu, ‘ujku bën kërdinë’. Dhe fshati me sfurqe turrej drejt egërsirës. Në fakt ,sojsezi gënjente. Kur ra vërtetë dhe shfarosi kopenë, fshatarët s’i besuan më. Më pas e bënë bari të tufës kolektive, po siç i thonë, “i ligu, i lig mbetet”. Gënjeshtrën e zëvendësoi me krimin. Nuk merrej vesh sa kokë këputeshin në ditë. Ndërsa bariu sojsez hante, pinte me përgjegjësin e blegtorisë. Çdo kokë e prerë mbulohej nën gunën e dhirtë te çobanit kriminel. Ndërsa “kopeja” e njerëzve ofshante dhe thoshte: “Ujët vjen i kulluar nga lart, po e turbullojnë këta poshtë!”

Një Zot e dinte kush ishin “këta poshtë që e turbullonin”. Nuk e kuptonin këta “grykësa” të varfër që ishin vetë fajtorë?! Dhe kështu vazhdoi kjo punë deri në ditët tona.”Prit kokë ujku-bariu mbulo! Prit e mbulo!” A mund të ecet kështu drejt Europës? Vasil Dede.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *