Një i ri ka mbetur i plagosur gjatë një prite me armë në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në aksin rrugor rural Buz- Memaliaj, në fshatin Xhafaj, bashkia Memaliaj.
Dy shtetasit D.H. dhe D.M., të dy banues në Memaliaj duke udhëtuar me mjetin tip “Ford” me targa AA275EH janë qëlluar nga një person i paidentifikuar me armë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur 25-vjeçari me iniciale D.M., i cili është shoqëruar në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.

Kur policia po ben “krehjen” e zones, qafirat bejne mbushjen e zorres.