Pritën e urrejmë, ashtu si gjarpërin

redaktor

Gazetaret e oborrit jane krijuar qysh ne kohen kur lindi mbreteria pra vete Mbreti. T’i thuash gazetes Dita gazeta e “oborrit” do te thote se Thano, Ismaili, Duka, Kociko, Habilaj, Malaj, Zeqo e Stefani te flene e te punojne per mbretin qe nenkupton qeverine, e te paguhen prej saj. Sigurisht edhe ne qe shkruajme per kete gazete “oborri” sipas Roland Bejkos jemi gazetare “oborri”.

Me ne fund Bejkos i shperthyen lulet ne stomak sic thote Kazhani dhe volli ate qe ka brenda por jo lule, por helm. Asnjehere nuk esht folur per gazete “oborri” per 55-ën, per RD per televizionin A.B.C e plot media te tjera te cilat ne shume raste kane deformuar realitetin shqiptar dhe kane çorientuar njerezit. Media te ne eshte e lire se eshte pushtet i   katërt e prandaj quhet demokraci e jo diktature.

Gjarprin Rolandi e kap nga bishti per ta trajtuar temen e prites. Po kape nga koka o Roland nga koka. Kete ben dhe gazeta Dita. Ne faqen e pare te saj eshte ne sfond kapja dhe goditja e gjarprit me shigjete pikerisht ne koke. Ja ku fshihet gjarpri Roland.

9 pika percaktoi udheheqesi i madh “Mbreti i SH.Q.U.PIT” që nuk duhen njohur zgjedhjet. Pra eshtu si balada e lashte kur kalonte 9 male. “Lazaratin e lashe une te bente si te donte” – e tha vete “mbreti” Berisha. Dhe ne fund leshoi bejgen e madhe: Vrasesit i la te lire vete shteti. Ata u kapen Roland ne Kardhiq te futur ne tunel. Ketu fshihet gjarpri. Kryetari juaj Roland i fshatit bredh nga Tirana ne Gjirokaster, flet ne mitingje, beri zgjedhje te lira e te ndershme dhe derdellit ne podium. As nje gjemb nuk i hyri ne kembe nga Berisha. Ku eshte prita ketu ?

Prita ju be Ibrahimit, prite pas kraheve o ish-prefekt dhe kryetar i P.D. Te gjithe sa shkruajne ne Dita jane njerez te halleve e te penes per fatet e vendit, ata as e imagjinojne oborrin. Por gjarprin e zi Berishen nuk e duan dhe s’ke pse t’u vesh faj se e do ti.

Në suplementin 28 qershor 2015 te shkruar nga Zylyftar Hoxha ne gazeten Dita qe ti e quan “e oborrit” flitet per nje plak Qenam Gorce nga Potomi.

Ne varrin qe kishte pergatitur Qenami para se te vdiste gjeti nje gjarper te zi kulac. Yyy lanet – i tha plaku gjarperit, me paske zene vendin. Dhe hapi nje varr tjeter te bukur me te mire se i pari.

Gjarperi i zi qe ka zene token tone edhe Lazaratin lere Roland ne varrin qe i hapi fshatari i Potomit. Ne kemi te tjera dhera, nuk vdesim bashke me gjarprin e zi. Kur te vine brezat nuk do pyesin per gjarperin.

 

Letër e nënshkruar

Vasil Puci, Durrës

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *