Pritet nisja e seancës, komisioni i drejtësisë nuk është mbledhur ende

redaktor

Megjithëse seanca plenare është parashikuar të nisë në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme, komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi nuk është mbledhur ende. Shkak është bërë mos mbërritja e deputetëve të Partisë Socialiste.

Burimet thanë se kreu i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj është duke pritur mbërritjen e draftit në komision për ta miratuar më pas.

Kujtojmë se miratimi është çështje procedurale për shkak se palët e kanë gjetur konsensusin për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të institucioneve kryesore që do të bëjnë “skanimin” e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndërkohë, dy partitë kryesore kanë mbledhur grupet e tyre parlamentare për të marrë vendimi për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend./Ora

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *