Kthesë e pritshme në çështjen e Lance Armstrong, 7 herë fitues i Tour de France, i cili akuzohet për përdorim të substancave doping. Armstrong, i cili është nën hetimin e USADA-s, ka vendosur të flasë, për të pasur mundësinë t’i rikthehet sërish jetës sportive.
Kështu shkruan e përditshmja “New York Times”, e cila thekson se deri tani 41-vjeçari amerkian e ka mohuar përdorimin e dpoingut në mënyrë kategorike. Pavarësisht se avokati i tij, Tim Herman, e ka përgënjeshtruar lajmin për rrëfimin e sinqertë të Armstrong, mediat amerikane shkruajnë se kjo është e pritshme.