Një shteti i ri mund t’i bashkohet 197 të tjerëve ekzistues.
Një shtet, që shumë pak e kanë dëgjuar ndonjëherë, por që është shumë i pasur në minerale por edhe po aq i vuajtur, me një luftë civile 20- vjeçare që i ka kushtuar atij vendi 15 mijë viktima.
Po flasim për Bougainville, një seri ishujsh dikur ish-koloni gjermane dhe më pas bazë strategjike e rëndësishme e Aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, që deri më tani kanë qenë pjesë e Papua Guinesë së Re dhe që njihen edhe si Solomonet e Veriut.
Rreth 250 mijë persona që banojnë në këta ishuj do të marrin pjesë në një referendum që do të përcaktojë nëse Bougainville do të jetë e pavarur apo do të mbetet thjesht autonome siç është nga viti 2005.
Referendumi do të zgjasë dy javë, sepse terreni i ishujve është shumë i vështirë dhe fshatrat, ku fliten më shumë se 20 gjuhë të ndryshme, janë të izoluara njëra nga tjetra.
“Shumë vijnë me varka, disa në këmbë”, deklaron John Momis, presidenti i zonës deri më tani autonome të Bougainville.
Nuk janë pak analistët që mendojnë se fuqi të ndryshme, ndër to Kina janë shumë të interesuara në mineralet e ishujve, ku mendohet ndodhen bakër dhe ar për të paktën 56 miliardë dollarë në vlerën e tregut.


j.l./ dita
