Pritet vendimi, ja kur dhe ku do të luhet finalja e Ligës së Kampioneve

J L

Vendimi për finalen e Ligës së Kampioneve thuhet se është marrë dhe nuk do të zhvillohet në Stamboll, siç ishte planifikuar më parë.

Sipas asaj që shkruan në Spanjë “Sport”, drejtuesit e UEFA-s e kanë marrë vendimin dhe finalja është planifikuar të luhet në Portugali, në Lisbonë.

Gjithashtu thuhet se data e finales do të jetë 23 gushti.

Pikërisht këto sipas burimit të sipërpërmendur do të zyrtarizohen pak ditë më vonë, teksa më 17 dhe 18 qershor UEFA do të ketë një mbledhje ku do të diskutohet pikërisht për këto çështje.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *