KUÇOVË-Kryetari demokrat i komunës Perondi, Rexhep Hajdari ka dhunuar fizikisht dy ditë më parë, shtetasin 70-vjeçar, Hajdar Mimani, banor i kësaj komune, për shkak se ky banor ka pritur në banesën e tij, deputeten e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Mimani ka rrëfyer incidentin e tij me kryekomunarin e PD-së ndërsa ka bërë të ditur se për dhunën e ushtruar ai ka bërë edhe një kallëzim në organet e drejtësisë.
Z.Mimani, kur ka ndodhur ngjarja dhe kush është shkaku i dhunës që kryetari i komunës Rexhep Hajdëri, ka ushtruar ndaj jush?
Dy ditë më parë, në datën 27 Janar, rreth orës 9:30, unë shkova në qytetin e Ura Vajgurore, ku përcolla gruan për në qytetin e Poliçanit. Kur po kthehesha tek vendi ku kryqëzohet rruga nacionale me rrugën kryesore të Perondisë u takova me Kujtim Beharin dhe Artur Lajen tek dyqani i tyre që ndodhet aty pranë. Në këtë moment kalon tek dyqani kryetari i Komunës Perondi, Rexhep Hajderi, i cili më pa mua dhe qëndroi. Unë i dhashë dorën për t’u takuar, pa menduar fare se çfarë do ndodhte më pas. Ndërsa unë kisha shtrirë dorën për ta takuar, ai filloi të më shante dhe të më fyente rëndë duke më thënë se “ti je m… burrë”, “pse e fute deputeten e PS në shtëpi, atë k…., Ermonela Felajn”. Unë i thashë se shtëpia ime ka qenë e hapur për këdo që ka trokitur, por pas kësaj dhuna u shtua edhe më shumë.
Çfarë ndodhi më pas?
Ai m’u drejtua me fjalën më banale të mundshme. Në këtë moment ai më shau nga familja dhe më goditi me grushta dhe më kërcënoi se do të më vrasë fare. Më qëlloi me grushta e shqelma në fytyrë duke më shkaktuar plagë të rënda trupore si dhe më ka dëmtuar dhe në organet gjenitale. Në këtë moment u futën Baki Braushi, Artur Laja dhe Kujtim Behari të cilët e ndalën dhunën e kryetarit të Komunës Perondi, Rexhep Hajderi.
Si vepruat mandej?
Më mori Kujtim Behari dhe me makinën e Baki Braushit që e kisha marrë për të çuar gruan në qytetin e Ura Vajgurore, siç isha i plagosur shkova dhe e denoncova tek i plotfuqishmi i zonës, Mefail Meli, i cili më pas më dërgoi tek mjeku. Rreth orës 10:00, shkova tek mjeku ligjor, Petrit Toska i cili pasi më pa më mjekoi, më pastroi fytyrën që e kisha të mbuluar me gjak, më pajisi me akt-dëshmi mjeko-ligjore prej 9 ditësh raport.
Kini pasur konflikte më parë me kryetarin e komunës?
Jo, jemi nga një lagje e komunës Perondi. Jemi nga lagja Magjat dhe shtëpitë i kemi pasur fare pranë, sepse ai aktualisht banon në qytetin e Beratit. Dhe nëse doni më tepër të dini, kur ai më dhunoj verbalisht dhe fizikisht, unë në xhep kisha foton e tij të posterit elektoral, (nxjerr foton nga xhepi). Dhuna erdhi vetëm pse unë kisha pranuar në shtëpin time zonjën e nderuar Ermonela Felaj, deputeten e PS-së. Fakt që ai e shprehu edhe gjatë dhunimit fizik e verbal.
Çfarë kërkoni nga drejtësia?
Kërkoj nga drejtësia që në bazë të ligjeve në fuqi, të ndëshkojë kryekomunarin e Perondisë, Rexhep Hajdari, për dhunën fizike dhe fyerjet ndaj meje, kjo me qëllim që t’u pritet rrugë veprimeve të tilla dhunuese e rrugaçërore nga zyrtarët e shtetit, ndaj qytetarëve të thjeshte siç është edhe rasti im.
O Zoti Hajdar ke djem ti o i shkrete qe tja DELETED… qe te vene mend kamikazet e Saliut ? Edhe nderin tend e ve ne vend edhe Shqiptareve i ben nje te mire te madhe para zgjedhjeve .