Priti penalltinë ndaj Atalantës, rrëfehet Handanoviç: Ja çfarë më tha Muriel

Nela

Një sfidë plot emocione për Samir Handanoviçin.

Festoi shumë herët për golin e Lautaro Martinezit, por dukej se në fund ndeshja i shpëtoi nga duart Interit: fillimisht barazimi i Atalantës, më pas penalltia që mund të kishte hedhur poshtë gjithë punën e lojtarëve të Antonio Kontes.

Megjithatë, Samir Handanoviç arrin të frenojë kolumbianin nga 11 metrat.

Slloveni është intervistuar nga mediat italiane në përfundim të takimit:

-Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes?

-Çfarëdo që ndodh atje mbetet atje. E dinim që ishte një ndeshje e ndërlikuar, Atalanta luan prej kohësh bashkë dhe ka lojtarë të fortë, po e tregon edhe në Europë. Në pjesën e parë u paraqitëm mirë, më pas na dominuan. Barazimi është i drejtë.

-Juventusi?

-Duhet të mendojmë vetëm për veten, ndeshja e sotme (djeshme) tregon se ka nevojë për përmirësim”.

-Çfarë të tha Muriel pas ndeshjes?

Që më pa të nisesha në atë krah dhe goditi andej, megjithëse në fund të ndeshjes thuhen shumë idiotësira (qesh)”.

 

n.s. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *