Pritja merr fund, Inzagi zyrtarisht trajner i Milanit

anazapta

Pritja ka zgjatur ekzaktësisht 15 ditë. Milan e kishte bërë zgjedhjen e saj që më 26 maj dhe, që atëherë, nuk ka bërë më prapakthehu: Pipo Inzagit i jepen “frenat” e drejtimit dhe të përgjegjësisë së skuadrës së parë. 15 ditë më vonë, edhe pse disi në mënyrë surprizë, Milan zyrtarizon ardhjen e SuperPipos në pankinë përmes një komunikate zyrtare por vetëm me 2 radhë, të publikuar pikërisht në faqen zyrtare të klubit më 14:15 minuta, të hënën. “AC Milan komunikon shkarkimin e trajnerit Klarens Sedorf dhe ia ka besuar ekipin e parë, deri më 30 qershor 2016, Filipo Inzagit”, ka qenë njoftimi i shkurtër dhe i prerë. Natyrisht, ka edhe aspekte të tjera të marra “mbi supe”, duke qenë se nuk u arrit një zgjidhje konsensuale. E megjithatë, pavarësisht se nuk ka pasur akordin e Klarens Sedorf, i cili kishte edhe 2 vjet kontratë me “djajtë”, Milan nuk ka dashur të presë më, ndaj ka vijuar me shkarkimin e tij. Pipo Inzagi do të qendrojë në krye të kuqezinjve deri më 30 qershor 2016. Faktikisht, Inzagi ka nisur prej ditësh të krijojë atë që do të jetë grupi i tij për sezonin e ardhshëm, duke qenë se kishte marrë pjesë në takimet e merkatos me Berluskonin dhe Galianin. Me këtë të fundit, Pipo ka qenë edhe për darkë në Ibiza, së bashku me Zheremi Menez.

 

“Një ditë e paharrueshme”

Fjalët e para të Pipo Inzagit si trajneri i ri i Milanit janë publikuar në sitin zyrtar të klubit kuqezi: “Jam shumë i lumtur, sot për mua është një ditë e paharrueshme. Falënderoj presidentin Berluskoni dhe gjithë klubin për besimin dhe mundësinë prestigjioze në aspektin profesional që më është dhënë. Jam i nderuar dhe krenar që jam trajneri i një skuadre që ka qenë jeta ime për shumë vite, një skuadër dhe një klub me të cilin kam ndarë gëzime dhe emocione të papërshkrueshme. Do të jap gjithçka nga vetja për këto ngjyra, me dedikim, pasion dhe vendosmërinë që kam pasur si lojtar dhe trajner i skuadrës së të rinjve. Një përqafim gjithë tifozëve kuqezi. Forca Milan!”

 

Share This Article
2 Comments
  • Pipo Inzagi do mbahet mend gjate per menyren e shenimit te golave qe i shenonte nga pozita off-side ,aq sa referat te lodhur gjate gjithe ndeshjes me pozicionin e tij te off-sides ( 10 here n enje ndeshje ne fund e mbyllnin nje sy dhe PIPO shenonte .
    Do ta perzene me shpejt se SEDORFIN sido qe ishte BYTH-ZI ,por kishte hunde !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *