Kanë kaluar katër orë që kur trupi gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda duhet të jepte vendimin për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, i akuzuar për tre vepra penale.
Por të mbyllur në dhomën e këshillimit, tre gjyqtarët nuk kanë dhënë ende asnjë sinjal se janë gati të shpallin se çfarë kanë vendosur për ish-ministrin.
Ky i fundit, siç shihet nga fotot e siguruara nga Top Channel po pret me ankth i ulur në shkallët e Gjykatës. Tahiri shoqërohet edhe nga një person tjetër.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite. Prokuroria e akuzon Tahirin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

l.h/ dita

Ky eshte nje spektakel pa nivelin me minimal!
Si mundet te caktohet dita per te shpallur vendimin dhe akoma paska prova te pa dokumentuara?
Me cfare qenkan marre kaq shume kohe prpokuroret dhe avokati i Tahirit deri me sot,kur nuk kane depozituar ne dosjen gjyqesore te gjitha dokumentet qe sigurojne mbrojtjen e te pandehurit Tahiri?
Dhe kur behet fjale per nje avokat profesionist qe dikur ka qene krye prokuror i pergjithshem merreni me mend se ne cfare niveli mjeran e kemi drejtesine!