Privatizimet 6 muaj para zgjedhjeve duhen ndalur

anazapta

Ende pa u tharë  boja  e  korrupsionit  për rrugën Durrës – Kukës –Morinë e cila filloi me 700 miljon euro dhe përfundoi ( ende nuk ka përfunduar në bazë të projektit )  me 1.2 miljard  euro, po  merret vendimi i keq për taksimin e rrugës e cila për shkak të ndërtimit me cilësi të dobët është bërë për rehabilitim. A ka ardhur koha për taksa rrugore kor ato nuk janë në përputhje me standartet ndërkombëtare , kur nuk ka sinjalistika, mbikalime, nënkalime vënde parkimi , e pa mure mbrojtëse ? Jo! Nuk ka vënd në botë të taksojë rrugët pa plotësuar standartet më  minimale e   të  domosdoshme për të evituar aksidentet rrugore aq dramatike që ndodhin në Shqipëri. Po aspekti politik dhe flamujt që valvitët më 28 Nëntor çdo ti bëni ? Çuditem   sa  kurajozë  dhe  babëzitje tregoni  ndaj  fenomenit  të korrupsionit  e  të  kthyer  në  refren  nga  ndërkombëtarët  për  tu pasuruar pa limit në kurriz të popullit. Vendimi për taksimin e rrugës kombit duhet ta rishikoni apo ta anulloni zotërinj.

 

Mos merrni përgjegjësitë  e  ndarjes së  shqiptarëve, ata  ende  për fajin  e  qeverisjes   tuaj   janë  të  varfër  dhe  nuk  kanë  kohë  e  mundësi  t’ju  përgjigjen tekeve tuaja, madje ëndrra  e  tyre  nuk mund të realizohet me masa të rrepta e të pamëshirshme taksash të cilat në thelb janë pengesë serioze jo thjesht për komunikimin midis tyre por në pëmbajtje edhe më gjërë. Gjej rastin të bëj me dije  se gjashtë muaj para fushatës duhet të ndërprisni privatizimet  dhe  konçensionimin  e  ndërmarjeve  dhe  sektorëve strategjikë  si dhe tenderat e mëdha në ka mbetur ndonjë një pa bërë.

 

Letër e nënshkruar: Sadedin Çeliku

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *