Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Privatizimi i OSSH, Ruli: Procesi ishte transparent
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Privatizimi i OSSH, Ruli: Procesi ishte transparent
AktualitetLajmi i fundit

Privatizimi i OSSH, Ruli: Procesi ishte transparent

Elton Tafaruci
Published June 7, 2016
Share
Deputeti i PD, Genc Ruli, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku jane diskutuar amendimet ne ligjin e "dekriminalizimit", te propozuara nga deputetet e opozites. /r/n/r/nLawmaker Genc Ruli, during a parliamentary session.
SHARE

Komisioni hetimor për të verifikuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kompanisë çeke, CEZ thirri të martën në seancë dëgjimore ish ministrin e Energjitikës, në qeverisjen e djathtë, Genc Ruli, i cili deklaroi se procesi i privatizimit ishte transparent dhe se qeveria është asistuar edhe nga ekspertë të Bankës Botërore. Por, ish ministri Ruli deklaroi se legjislacioni shqiptar ishte i pamjaftueshëm.

Kryetari i Komisionit Hetimor, deputeti socialist Taulant Balla ngriti shqetësimin për mospraninë e ish kryeministrit Berisha në mbledhjen e sotme. Sipas tij, komisioni sërish do t’i nisë shkresë atij.

Komisioni parlamentar që heton zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes(OSSH) kompanisë CEZ nga qeveria paraardhëse, është konstituar në fund të muajit prill dhe kryetar është deputeti socialist, Taulant Balla. Objekti i hetimit, sipas tij, është hetimi i procesit të privatizimit të OSSH-së, ku ai thotë se konstatohen parregullsi të shumta ligjore dhe favorizim i kompanisë CEZ, jo vetëm gjatë privatizimit, por edhe në periudha të mëvonshme.

Çështja CEZ po hetohet paralelisht nga dy komisione parlamentare, të kërkuara nga PS dhe PD. Ndërsa objekti i komisionit të kërkuar nga PS është hetimi i privatizimit të CEZ-t në vitin 2009 nga qeverisja e PD-së (sot në opozitë), komisioni i kërkuar nga Partia Demokratike do të hetojë mbi zgjidhjen me mirëkuptim të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke në vitin 2014, nga ku PD pretendon se shtetit i është shkaktuar një dëm prej 600 milionë eurosh.

Elton Tafaruci June 7, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?