Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
DITA! Para 2-3 javësh administratori i qytetit Shëngjin, z.Tonin Uldedaj prezantoi plazhin e atjeshëm si një mrekulli e rrallë. Nisur nga kjo vendosa të kaloj pushime atje familjarisht. Por u zhgënjeva. Pastërtia lë për të dëshiruar. Punëtorët e plazheve private mbeturinat i hedhin në det. Trungje e rrënjë pishash që të sakatojnë këmbët. Shqetësues është fakti që është privatizuar gjithë plazhi mbi 3 km, ku një shezlong kushton 500 lekë të reja. Hapësira publike rreth 300 metra katror. Pushuesit ka rrezik t’i futin këmbët në gojë të njëri-tjetrit. A ka logjikë që qytetari i Shëngjinit apo Lezhës të mos ketë një vend në plazh për të marrë pak rreze dielli? Mirë që nuk po privatizohet deti. Një problem tjetër që kërkon zgjidhje urgjente janë “zhurmat muzikore” të lokaleve deri 24:00. Jo muzikë që të çlodh, por ulërima që të stresojnë. Nini, pushues në Shëngjin.
