Privilegjet që do gëzojë Jahjaga

Dita

Presidentja në largim, Atifete Jahjaga, edhe pas përfundimit të mandatit, do të marrë pagën në vlerë prej 70 përqind të asaj që e merr Shefi i Shtetit.

Ajo do të ketë pagën dikur rreth 2500 euro në muaj. Veç kësaj, Jahjaga do të ketë mundësi të punësojë tre persona për një periudhë pesëvjeçare.

Ndërkohë, Presidentja Jahjaga do të ketë përcjellje zyrtare në tri vitet e ardhshme. Mandati i Atifete Jahjagës përfundon më 6 prill të këtij viti. Ishte bërë Shefe e Shtetit pas largimit te Pacollit nga pozita e Presidentit. Në vitin 2011, LDK, PDK dhe AKR ishin marrë vesh për një president njëvjeçar, por Gjykata Kushtetuese, kishte konstatuar se Shefi i Shtetit duhet t’i ketë pesë vjet.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *