Policia e Shtetit do te has me rregulla te reja sa i perket rrjeteve sociale. Nëse një polic përdor simbolet e policisë duke i reklamuar në Facebook apo Twitter do të penalizohet deri me largim nga puna në rast përsëritje.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nxjerr një urdhër të brendshëm për komunikimin elektronik dhe etikën e punonjësve të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve në varësi të këtij dikasteri
Në urdhërin prej 10 pikash, punonjësve të policisë dhe ministrisë së Brendshme u sanksionohen rregulla të qarta të përdorimit të rrjeteve sociale, Facebook, Twitter, Myspace, Blog dhe Linkedin.
Në asnjë rast nga ana e efektiveve të policisë nuk duhet të përdoren shenjat apo simbolet e ministrisë dhe Policisë së Shtetit në rrjetet sociale të sipërpërmendura.
Në cdo koment duhet të bëhet e qartë fakti se mendimi është personal dhe nuk flitet në emër të institucionit, duke ndaluar kësisoj cdo referencë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për Policinë e Shtetit, Ministrinë dhe Titullarët!
Sipas urdhërit të siguruara nga News24 thuhet se nuk do të lejohet komentimi apo postimi i materialeve, dokumentave ose fotove të cilat kanë karakter të brendshëm dhe janë të lidhura me punën dhe ushtrimin e detyrës!
Po kështu ndalohet kategorikisht publikimi i fotove ku shfaqet uniforma, armatimi, vendi i punës ose cdo detaj tjetër që i përket detyrës që mban punonjësi i policisë dhe Ministrisë së Brendshme!
Në asnjë rrethane nuk duhen bërë komente që fyejne apo cenojne personaliteti e kolegeve titullareve apo që dëmtojnë imazhin e institucionit!
Në pikën 8 të urdhërit përkufizohen rregullat për veshjen e punonjësve të policisë ku duhet të evitohet në cdo rast mbajtja e aksesoreve të cmuar (unaza , Byzylyke, varëse) që tërheqin vëmendjen ose janë në kundërshtim me paraqitjen e rregullt dhe uniformen e policit!
Për cdo shkelje të konstatuar nga ana e punonjësve të policisë të sanksionimeve të vendosura nëpërmjet këtij urdhëri do të filloj ecuria disiplinore.
Urdhëri i firmosur nga Ministri Tahiri ka hyrë në fuqi menjëherë!
Sidomos pika 1 eshte e padegjuar dhe e papare. Imagjinoni tani qe ministrit vec puneve te perditshme dhe te tjerave qe i nxjerr vetes, duhet te miratoje edhe cdo kerkese per komunikim me median te gjithe punonjese te policise. A nuk do te ishte me mire qe te kishte zedhenes te autorizuar per komunikime zyrtare, ndersa opinioni i specialisteve te mbetej i tille, opinion.
Do të ishte me mire që të hartohej nje rregullore e etikes policore duke filluar nga nenet apo paragrafet e besnikerise,nderit, uniformes,ruajtjen e sekretit,kulturës se sjelles e komunikimit e deri te masat disiplinore ndaj cenimit te etikes policore. Nuk bëhet me urdhra kjo pune. Etika ështe e duhet te jete shume afatgjate. Dhe etika ështe nje kategori mjaft e percaktuar ne ushtrine dhe policine e shume vendeve. Kategorite qe permenda me siper jane kategori etike por ketu te ne koncepti etik i “njeriut me uniforme” eshte shume i varfer dhe i pasistemuar teorikisht e praktikisht. Kur lexon hantingtonin per etiken e njeriut me uniforme mbetesh pa mend kur sheh se ketu asqe ekziston si koncept !???
VR!!! Do të ishte me mire që të hartohej nje rregullore e etikes policore duke filluar nga nenet apo paragrafet e besnikerise,nderit, uniformes,ruajtjen e sekretit,kulturës se sjelles e komunikimit e deri te masat disiplinore ndaj cenimit te etikes policore. Nuk bëhet me urdhra kjo pune. Etika ështe e duhet te jete shume afatgjate. Dhe etika ështe nje kategori mjaft e percaktuar ne ushtrine dhe policine e shume vendeve. Kategorite qe permenda me siper jane kategori etike por ketu te ne koncepti etik i “njeriut me uniforme” eshte shume i varfer dhe i pasistemuar teorikisht e praktikisht. Kur lexon hantingtonin per etiken e njeriut me uniforme mbetesh pa mend kur sheh se ketu asqe ekziston si koncept !???