Mustafa Nano: Regjimi mposhtet vetëm me logjikë të pastër pragmatiste
Nano sugjeron: “Sipas meje, çdo arsyetim politik duhet filluar me pohimin: Në Shqipëri është ngritur një regjim, dhe me regjim unë personalisht kuptoj këtë rend socio-moralo-politiko-kulturoro-institucional të gjërave të dominuar nga padrejtësia e imoraliteti, e ku të jesh opozitar, i zoti, i moralshëm, i ndershëm, është kusht për ta parë veten të margjinalizuar e në kërkim të bukës së gojës. Të kuptohemi, rrëzimi i këtij regjimi nuk premton asgjë në vetvete; në shoqëri tërësisht të korruptuara si kjo shqiptare, do të ishte naivitet që rrëzimin e regjimit ta shihje si një ngjarje që hap vetvetiu dyert e së ardhshmes së ndritur. Por rrëzimi i regjimit është vetvetiu shpresë; është dobare një shpresë se nuk do të ndërtohet një regjim tjetër. Ecim më tutje. Ky regjim mund të rrëzohet ose me dhunë, ose me vota. E përjashtojmë të parën? Ok, e përjashtojmë, pasi dhuna na fut në rrugë qorre. Mbetet që ta rrëzojmë me vota, ta rrëzojmë brenda kutive të votimit. Kjo është e mundur. Të gjitha regjimet që lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve, sido qofshin këto zgjedhje, lejojnë dhe rënien e tyre (edhe në Burma regjimi po bie në rrugë elektorale). Në Shqipëri, aventurat e fundit elektorale, tok me ligjin elektoral që është adoptuar na kanë treguar se koalicioni fitues është ai që di të mbledhë sa më shumë vota. Regjimi i Tiranës nuk ka vjedhur çdo votë; thjesht ka vjedhur vota, dhe ka fituar me një avantazh në fije të perit. Përfundimi? Përfundimi varet dhe nga fakti që opozita shqiptare nuk mund të bëjë beteja morale, e nuk mund të krijojë frymë e frymëzime. Dhe përfundimi është: opozita mund të fitojë vetëm me aritmetikë votash e me aleancë sa më të gjerë partish; shkurt, duke bërë një vlerësim tërësisht amoral të çdo vote e të çdo partie… Në rrethanat që zgjedhësit janë pragmatistë deri në pacipësi, regjimi mundet – përsëris, nëse jo me dhunë – vetëm me logjikë të pastër pragmatiste, dmth duke pranuar se çdo qelbësirë e mundshme opozitare është një resurs i madh. Jo? Epo alternativa tjetër quhet Sali Berisha. Ta gëzoni! Ta gëzojmë! Kjo është Shqipëria…”
Bledar Prifti: Largimi i LSI-së nga qeveria, nuk e rrëzon Berishën
“Disa pyetje na bëjnë të kuptojmë se cila është shuma reale (positive apo negative) nga mbledhja e përfitimeve dhe humbjeve në rast të një koalicioni PS-LSI – thotë bashkëpunëtori i DITA-s në SHBA, Bledar Prifti. Ai ka qenë në vijimësi kundër riafrimit të Metës në PS.
Shkruan Prifti: Do të mundohem që të përfshijë në këtë analizë elementë si moral ashtu edhe racional, edhe pse të parët janë objekt debati. Nga ana racionale, arsyeja kryesore së përse PS kërkon një koalicion me LSI është fakti se LSI komandon tre ministri shumë të rëndësishme që kanë mijëra vënde punë, dhe se egziston bindja se votuesit Shqiptar blihen për këto vënde pune. Por këtu injorohet nga ana e opozitës një pyetje shumë e rëndësishme: Nëse LSI i bashkohet opozitës në një koalicion parazgjedhor, a do ta largojë Sali Berisha LSI-në nga pushteti? Bazuar në kushtetutën shqiptare, kryeministri ka fuqinë që të shkarkojë dhe emërojë ministrat e kabinetit të tij.Prania e Nishanit në Presidencë e bën këtë gjë edhe më të lehtë (edhe pse mund të qeveriset me zv/ministra si Nano qëmoti). Unë, dhe çdo mëndje racionale, do të përgjigjej se Sali Berisha do ta largonte në sekondë LSI-në nga qeverisja në rast se ajo vendos t’i bashkohet një koalicioni me opozitën e sotme. Pyetja e dytë që do të ndiqte të parën do të ishte: Nëse LSI vendos t’i bashkohet opozitës, a do të rrëzohet qeveria Berisha? Në këtë rast unë jam shumë i bindur se largimi i LSI nga qeveria nuk e rrëzon qeverinë pasi shumë elementë të tjerë janë të gatshëm ta zëvendësojnë atë. Këtu duhet shtuar edhe fakti që opozita nuk mund ta rrëzojë qeverinë pa pasur 71 vota për të emëruar kryeministrin e ri. Përsëri, prezenca e Nishanit në presidencë do të luante gjithashtu një rol të rëndësishëm në këtë mes. Këtu kalojmë tek pyetja e tretë: Nëse LSI largohet nga qeveria (le të themi vet ose me forcë nga Berisha) dhe qeveria nuk bie, atherë çfarë do të bëhet me ata mijëra të punësuarit në ministritë e LSI? A do të vijnnë ato vota tek koalicioni PD-LSI apo do të ndërrojnëpadron dhe do të bëhen vota për Sali Berishën? Nëse disa opozitar mendojnë se votat e vendit të punës blihen, atherë ajo duhet të blihet nga kushdo, përfshirë këtu edhe nga Sali Berisha.Nuk mund të thuash Iliri i blen kurse Saliu nuk i blen, pasi realiteti nuk është siç e dëshiron por ashtu siç është ai vetë….”
Shumë dakort me Z. Prifti. Nëse votat blihen me vende pune Berisha nuk ka nevojë për Metën.
Në moment që Meta del jashtë qeverisë ai nuk blen dot më vota. Kësaj i thonë ti japësh rëndësi një zombi si LSI që nuk ka asnjë mbështetje përveç posteve që shet.
Rama dhe Z. Nano harrojnë se më 21 janar Tirana u mbush pikërisht kundër Metës. Morali ishte në rrugë dhe korrupsioni në zyrë.
Degjo Muçi. Me mire Berisha se nje koalicion i qelbur si ai PS- LSI. Dikur dardha do te bjere vete nga pema. Siç ngjau me diktaturen. QE ra vete se nuk e rrezoi njeri. Dhe Berisha dhe partia e tij jane duke u kalbur çdo dite e me shume. Dhe nje arye tjeter: Ne rast se PS-ja duhet te bashkohet me LSI-ne per te ardhur ne pushtet, se nuk mund te marre 50 perqind te votave, atehere me mire le te mbetet Berisha ne pushtet. Ndofta shqiptaret qe jetojne sot ne Shqiperi nuk meritojne me shume.
nuk jam dakord me vizionin e dardhes qe bie vete nga pema: berisha nuk bie pa terhequr shume te tjere (dhe ndoshta te gjithe vendin) me vete.
demokracia eshte nje sistem shume me kompleks dhe me i veshtire per tu menaxhuar krahasuar me diktaturen.
i kushton shume me pak ketij vendi ta heqe berishen me vota, qofte edhe me votat e disa horrave (ku mund t eperfshijme edhe LSI – perse jo!) se sa te kaloje neper kalvarin e protestave dhe te bllokimeve pa fund, te cilat nuk i bejne asnje dem berishes, por vetem se shtojne haracin ne kurriz te popullit.
PO ME MIRE KETE HAJDUTE SE SA ME 23 QERSHOR TE ZEVENDESOJME HAJDUTET CKUPTIM KA PO QE SE PS-LSI BASHKOHEN ME MARR PUSHTETIN DHE NE ME 23 KORRIK TE NGRIHEMI PER NJE RREZIM TE DYTE TE HAJDUTIT TE DYTE
Edi Rama eshte ne krye te PS per te perfaqesuar bindjet e anetareve dhe mbeshtetesve te majte dhe gjakun e deshmoreve te 21 janarit etj dhe jo per te bere PAZARE me Hajdut Killerin, Ilir . Partia Socialiste te mos marre mendjen e 2 krereve te Part. Soc. Evropiane, te mire paguar e orientuar nga Bosi i LSI. Keta individ privatisht bejne thirrje per bashkim te PS me Partin e Legenave per Interesa. Z. Edi, hidhu nje sy, opinioneve te gazetareve te nderuar z. Mustafa Nano dhe z. Bledar Prifti, njeriu i mencur ka nevoje te mesoj gjithe jeten, mos u bej fodull se do te thone qe eshte koke bosh. Mos e lere ne opozit, OPOZITEN.
Po si mund te pranohet ne pushtet perseri Iliri? A u vrane njerezit per hajnine e poshtersine e tij.
Atehere dhe qellimi i Edi Rames dhe i socialisteve eshte te vjedhin ate pak pasuri qe ka mbetur.
Pushteti duhet mare me dhune,duke larguar kete klase politike qe ka 23 vjet qe sakaton popullin Shqiptar.KETA TE MAJTE DHE TE DJATHTE DUHET TE KONFISKOHEN TE DENOHEN,ATEHERE Z.MUSTAFA FITON SHQIPERIA.EDHE 25 VJET TE TJERA KY POPULL DO HIQET ZVARE SI GJARPERI.Dikur ne vitet 2003-2004,kur punonim ne gazeten Shekulli jua kam thene kete te vertete,por nuk e pranonit dhe ja ku jemi.
Më vjen keq,pse kini iluzione? Populli të shikon në dritë të syrit.Pse do thoni JU.Por se populli do të të njohë,e ke me sinqeritet apo me hile,dmth të të besoj apo jo.Deri tani populli në tërësi,(ti lëmë mënjanë ata që shiten e blihen,pra ata që z.Nano i quan të pa cipë), mbështet moralin, pra të vërtetën dhe të drejtën.Popujt për këto parime kanë luftuar me mijëra vite.Deri tani është arritur që amoraliteti qëndron tek koalicioni i qeverisjes të djathtë.dhe kërkohet nga Populli të përmbyset ky koalicion dhe këjo qeverisje,se është bërë pis.Këjo pra, është kërkesa emergjente.Tani të bësh llogari pragmatiste, dhe të thuash se na sjell vota LSI-ja,prandaj ta thërrasim në koalicion këtë parti,momentalisht në pushtet,do të thotë ta bësh pis veten.Pra do kemi menjëherë një përmbysje të moralit,për të cilin janë karikuar të gjitha bateritë.Tani,pragmatizmin që kërkohet të fitohet,a e mendoni humbjen që i shkaktohet?Por le të shprehemi më qartë.Do ketë një iritim të math,veçanërisht tek të majtët,por edhe tek të gjithë ata që kërkojnë drejtësi,moral menjëfjalë QEVERISJE tëDREJTË.Të gjthë këta do shkojnë te AK-ja,e cila e kërkon këtë rivendosje të drejtësisë.Nëse Meta vjen në koalicion me PS-ne,vjen vjen me porosi të Berishes,të maksimalizojë votat,të bëjë pis Ramën,të marrë poste kyçe në qeverinë e ardhëshme të koalicionit të majtë,dhe kryesorja të bëhet garant për mbrojtjen e Berishës nga ato që i rëndojnë mbi supe.Mund të mendohen edhe shumë skenare të tjerë,nga të cilët nuk duhet të përjashtohen,bashkimi i partive,rrëzimi i Ramës si kryeministër,dhe kuptohet marrja e partisëdhe triumfi i lidhjes të fshehtë, në këtë rast,META-BERISHA.Nga ky skenar,BERISHA SE KA përgjë fare të krijojë tani një qeveri tjetër deri në zgjedhje,duke sakrifikuar asgjë mbas tetë vjet qeverisje,në këmbim të të arthmes pa Ramën.Mos harroni PA RAMËN.PA RAMËN ka qënë leijtmotivi i Berishës non stop.Kush nuk ka kuptuar këtë nuk ka kuptuar asgjënga lufta politike e dhjetë viteve të fundit,bile 20 viteve të fundit.Më besoni!
Të rrëzohet regjimi duke i marrë një pjesë të tij? Çfarë ndërtohet me këtë përzierje, të cilës do t’i shkonte më shumë të quhej përdhierje?
http://www.gazetatema.net/web/2013/04/01/nje-rotacion-qe-vjen-nga-deshtimi-i-parimeve/
Muci ,ndigjo pak ti plehre..jo se kur flet vetem per qelbesira i bie qe ashtu je dhe vet
Po pse ta rrezoj kte plehun…per te sjelle plehun e ri????
He mo gaze.ari na shkruaj kur te kesh kohe.A eshte Meta pushteti…do heq Meten se do sjell Meten?????Pergjigju mor kopil plehu…Si do gjykoj Gerdecin me Meten ne fuqi…si do gjykoj 21 Janarin kur ai e firmosi vrasjen e kokepalareve….he mo plehu fol
Apo ti leme se ata u varrosen…u harruan…Muci ….TE RROJ BERISHA!!!!!
Eshte ideologjia e plehrave si ty qe nuk lejon te shohesh me tutje…jane ata si ty qe duan te ndjekim Saliun dhe te sjellim ariun…sepse nuk te jep me asnje kocke per te lepire…dhe mire ta ben.OOOOOO PLEHRE…PO SIKUR TE EDUKOHEMI QE NUK MUND TE NA VRASI TE GJITHEVE…QE MOS TE FIRMOSNI PETICIONE ,QE TE KUPTONI QE MURI QE PO JU RRETHON VILEN NUK JU MBRON DOT NGA PEDOFILI,QE RROGEN PO E HARXHONI ME ILACE KUNDER STRESIT TE KONVENTAVE ,QE VOTA TE JETE E ZGJUAR….
KAQ NUK E BEN DOT TI…TI DO THJESHT NDERRIMIN E PUSHTETIT SE KUR TE VIJE MIKU JOT DO SHKRUASH DACIBAO PER KTE …IK PIRDHU MOR PLEHRE SE DEMAGOGJIA E PALACOVE PA SHKOLLE SI TY…PO NA PENALIZON TE GJITHEVE…JENI PERGJEGJES PO AQ SA BERISHA
LEXO ESSELIN MUCIIIIIII,SE THOTE CA GJERA ME VLERE MBI MODELIN QE EDUKOJNE CA GAZEKARE SI TY!!!!!!!!!!!
Kur te detyrojne,
ose kur ta hedhin politikanet, sidomos kur jane ne pushtet,
eshte dicka qe edhe justifikohet…
Por, te ushqehesh si gazetar, dhe te pranosh paraprakisht “grumbullimin e tere qelbesirave, per te rrezuar qelbesiren qe eshte ne pushtet”, eshte me te vertete e turpshme…
Mos e thuaj me kete, Mustafa, se zemerimi i njerezve te ndershem (a e dini ju gazetaret se ka ende njerez te ndershem, e punetore dhe memedhetare dhe me kulture njemije fishin tuaj?!) do te bjere mbi ju zemerimi i tyre…
nje gje nuk mund ta kuptoj nje koalicion rama meta eshte i dyshimt dihet qe meta nuk ka byth eka ka treguar veten qe nuk eshte i besushem dhe keqia me e madhe se elektorati i tij jane vetem 20 perqindshi te punesuarit ne administraten e qoft largit neqoftese arin mareveshjen me l legenat s specialist i per izolim do te ket rjedhje votash nga elektorati socialist duhet ti thuhet jo dhe jo e madhe ata qe na lane edhe 4 vjet mbi shpin barbarin sali berisha