Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin Artan Bajrami, duke vendosur shkarkimin e tij nga detyra.
KPA shprehet se prokurori Bajrami ka probleme me deklarimin e pasurisë dhe në këtë mënyrë ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e tij.
Njoftimi i KPA:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.20/2019, datë 18.04.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Artan Bajrami, kundër vendimit nr. 107, datë 14.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 107, datë 14.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Bajrami.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.07.2020.
l.h/ dita

Shpetuam edhe nga ky prokuror tregtar… ???
Eshte veshtire te triumfoje e drejta edhe kur ajo shkon per vendim te “ajka” e institucionit per te vendosur drejtesi. Artan Bajrami, profesionist i maturuar, me personalitet te padiskutueshem e me kontribut te vyer. I drejte i paster dhe shembull. Sa ironi te diskutohet largimi per nje shume 1.5 milion lek e “pa sistemuar” ne vitin 1998 sic permendet ne nje shkrim tjeter, nderkohe qe sistemi i padrejtesise eshte korporate tregetare, sic e ka quajtur kryeministri. Pyetja e thjeshte eshte, po ata qe kane qendruar e ata qe jane larguar nga sistemi i drejtesise kaq “te parregullt” kane qene? Kastriot