Probleme me internetin në serverin e kompanisë së huaj, nuk aksesohen faqet web në botë

Leda Hysa

Shumica e faqeve të internetit në botë kanë qenë të pamundura për tu aksesuar rreth orës 15:30 të ditës së sotme pas problemeve në serverët e kompanisë së huaj “Cloud Flare” që ofron shërbime në internet.

Të gjitha faqet që përdorin “Cloud Flare” nuk mund të aksesoheshin për rreth 30 minuta, deri rreth orës 16:00.  Kjo situatë preku edhe vendin tonë ku qindra faqe web nuk mund të hapeshin.

Ende nuk dihen arsyet e problemit që u raportua në të gjithë botën ndërsa kompania përmes një njoftimi ka deklaruar se po kryen analiza për të gjetur shkakun.  Njoftimi i shpërndarë përmes Twitter nga CEO i kompanisë Matthew Price.

Problemi nuk preku gjigandët e internetit si Google, Facebook, Twitter, Hotmail të cilët kanë serverat e tyre.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *