SMS në DITA
Në 0689073730
Ju uroj shëndet! Jam një qytetar nga Shijaku. Këtu në Shijak kemi mbi 25 vjet me një problem shumë serioz. Mbas xhamisë tek tregu fruta-perime është kanali kryesor i ujërave të zeza. Deri sot ka mbi 25 vjet që nuk është pastruar fare. Më përpara i bëhej pastrimi dhe dezinfektimi një herë në 6 muaj. Tani po të bjerë shi në këtë lagje përmbyten shtëpitë nga ujërat e zeza. Kemi shkuar në bashki shumë herë. Kanë ardhur edhe ata të emisionit “Fiks Fare”. Deri tani nuk po bëhet gjë. Si duhet vepruar sot për zgjidhjen e këtij problemi? Me këtë gjendje që ka këtu, rrezik mos na zërë ndonjë kolerë. Për shumë gjëra të mira sot erdhi koha ta kujtojmë Enverin.
