Temperaturat e larta jane nje prej shkaktareve qe kane sjelle se fundmi nje rritje te numrit te personave te prekur nga semundjet kardiovaskulare ne Elbasan. Por ajo qe konstatohet gjate ketij sezoni eshte rritja e numrit te te rinjve qe preken nga keto semundje.
Mjekja kardiologe, Diamanta Shuteriqi, thekson se te rinjte kane rrahje te shpeshta te zemres, te cilat shkaktohen edhe nga kequshqyerja, pirja e duhanit dhe alkoolit,kafete e teperta si dhe punet e renda fizike apo edhe stresi.
Ne fjalen e saj Shuteriqi u ben thirrje qytetareve te kerkojne ndihmen e mjekeve sapo konstatojne shqetesimet e para te zemres, ndersa personave qe vuajne vazhdimisht prej saj u kerkohet te rishikojne dozen ne kete periudhe te nxehte, duke u konsultuar me mjeket specialiste.
Kardiologia Shuteriqi u ben thirrje gjithashtu qytetareve që te shmangin oret e zgjatura ne diell dhe ne oret e nxehta te pine sa me shume lëngje./ora

Te Rinjte ne Shqiperi jane pa perspektive per jeten , sepse nuk kane se ku te punojne dhe keshtu ata mbeten ne jete pasiv dhe kjo sjell semundjen e zemres se pa stervitur!