Problemi fizik që po dëmton performancën e Ronaldos

Ornela
Generated by IJG JPEG Library

Ylli Portugez Cristiano Ronaldo po kalon momente të vështira në fillim të këtij edicioni me skuadrën e tij, Real Madrid.

Në të katërta ndeshjet që ka luajtur në këtë edicion, Ronaldo ka shënuar vetëm dy gola, një në Ligën e Kampionëve kundër Sportingut dhe një në La Liga kundër Osasunas.

Në barazimin e fundit kundër Las Palmas 2:2, u zëvendësua në minutën e 72’ dhe kjo nuk i pëlqeu aspak portugezit.

Por, arsyeja e vërtetë e kësaj performance të dobët besohet të jetë gjuri i tij i majtë, të cilin e kishte lënduar në finale të Kampionatit Evropian kundër Francës.

“AS” shkruan se Ronaldo ende nuk është 100 për qind i gatshëm, pavarësisht fjalëve të trajnerit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *