DEBATI/ Problemi i vërtetë i Europës

Dita

Debati nuk do të jetë për transferimin e kompetencave, nga kryeqytetet, në Bruksel. Do të jetë nëse ne fuqizojmë BE-në me detyra që askush tjetër nuk i kryen dot, dhe nëse i japim burimet e nevojshme financiare. Kam frikë se kjo nuk do të ndodhë për një kohë të gjatë për dy arsye. Më pak e rëndësishmja është se, ata si Orbani, do të jenë mes atyre që do të marrin vendimet. Arsyeja më e thellë është se europianët nuk janë ende aq të dëshpëruar, sa të pranojnë Logjikën e Veprimit

Kolektiv, që është titulli i librit të Olsonit, është botuar që në 1965-ën.

***

Krizat e shumta të Europës kanë një temë të përbashkët. Qoftë nëse flasim për bankat, për borxhi sovran, apo si po ndodh tani, për refugjatët, BE e ka të vështirë të veprojë. Ai që po shohim është një problem klasik i veprimit kolektiv, si ai i përshkruar prej Mancur Olsonit, ekonomistit politik, në vitet 1960. Njerëzit kanë një interes të përbashkët për të vepruar, por nuk e bëjnë, sepse interesat e ndryshëm ua lidhin këmbët. As edhe fotografitë e trishtueshme të vogëlushit të vdekur nuk do ta zgjidhin problemin e veprimit kolektiv. Ato do të prodhojnë vetëm një hiperaktivitet pamor. Tre

krizat kanë edhe një tjetër temë të përbashkët: secila prej tyre është praktikisht e pagjurmueshme, nëse e shikon nga një këndvështrim mikro, nga pikëvështrimi i një banke greke, apo nga stacioni hekurudhor i Budapestit. Por nëse e sheh imigrimin nga një perspektivë e nivelit të BE-së, panorama është shumë më tepër shumëngjyrëshe. BE ka 500 milionë banorë. Duke lënë mënjanë refugjatët, imigrimi neto – diferenca mes atyre që futen në BE dhe atyre që largohen nga BE – ishte 539 mijë në vitin 2013, afro 0.1 përqind e popullsisë. Imigrimi neto ishte më i lartë në vitin 2010, me 750 mijë.

Agjencia e Refugjatëve e OKB-së thotë se numri i refugjatëve dhe migrantëve që kaluan Mesdheun mes janarit dhe gushtit ishte 300 000, kundrejt 219 000 përgjatë gjithë vitit 2014. Nëse e paraqesim numrin e këtij viti për të gjithë 2015-ën, arrijmë në afro 450 mijë refugjatë, ose 213 mijë më shumë se sa viti që kaloi. Këto shifra nuk rrokin të gjithë historinë: shumë imigrantë, sidomos nga Siria, përdorin rrugë tokësore. imigrimi neto këtë vit mund të përfundojë shumë më i lartë se sa në vitet e fundit, por mbetet gjithsesi i vogël, krahasuar me popullsinë totale të BE-së. Imigrimi neto, duke përfshirë refugjatët, mbetet në rritje. Megjithatë, kjo nuk është një krizë imigrantësh. Është një krizë e veprimit kolektiv. Zgjidhja e saj do të ishte e drejtpërdrejtë, në rast të një autoriteti qendror që do të kish të drejtë të merrte vendime. Por BE nuk funksionon kështu. Bashkimi Europian funksionon përmes bashkërendimit dhe harmonizimit – përmes rregullave fiskale, rregullimeve bankare dhe politikave të fqinjësisë. Por asnjëra prej këtyre nuk e zgjidhi krizën, dhe asnjëra prej tyre nuk ndihmon për ta zgjidhur. Problemi nuk ka qenë asnjëherë mungesa e rregullave apo politikave. problemi ka qenë fakti i thjeshtë që, disa gjëra në jetë, thjeshtë nuk mund të bashkërendohen. Shtetet anëtarë nuk janë as të mëdhenj sa duhet për të vepruar të vetëm – as edhe Gjermania. Angela Merkeli është në anën e drejtë të debatit. Por Gjermania nuk e ka kapacitetin për të përthithur të gjithë imigrantët e BE-së. Viktor Orbani, kryeministri populist i Hungarisë, ka

prodhuar një interpretim të mirë të gjendjes mendore që shkakton problemet e veprimit kolektiv. Javën që kaloi, ai tha se kjo nuk është një krizë europiane, por një krizë gjermane, përderisa të gjithë refugjatët dëshironin që të shkonin në Gjermani. Gjermania, do të shtoja unë, veproi në mënyrë po kaq kavaliere, gjatë krizës së eurozonës.

Problemi i veprimit kolektiv nuk është faji i askujt në veçanti. Ai është i ngulitur thellë në sistem. Detyra e BE nuk është të parandalojë krizat financiare, apo të shpëtojë fëmijë që të mos mbyten në Mesdhe. Detyra e BE është të zbatojë programe të integrimit të tregjeve, apo të negociojë marrëveshje të komplikuara të tregtisë së lirë. Kur ka një krizë jashtë kufizimeve të saj.

Një rritje e beftë e imigrimit, nuk është njëra prej tyre. Një sistem kuotash është shumë i vrazhdë, dhe i papërballueshëm politikisht, sa edhe transfertat fiskale mes shteteve. Politika të tilla ushqejnë pakënaqësi, dhe në fund dështojnë. Në një sistem kuotash, ti nuk shkelmon kanoçet, por njerëzit.

Alternative e vërtetë, në terma kohëgjatë, nuk oshtë mes koordinimit dhe reciprocitetit, por mes ndarjes dhe reciprocitetit. Ata që mbështesin integrimin e mëtejshëm europian do të jenë në pozicionin ku do të ngrenë argumentin e fuqishëm, se vetëm BE është në pozitë për të zgjidhur krizat. Debati nuk do të jetë për transferimin e kompetencave, nga kryeqytetet, në Bruksel. Do të jetë nëse instikti i BE është të arrijë në një kompromis politik. Kështu përfunduam me ombrellën e shpëtimit të eurozonës, si dhe në një regjim bankar joefikas. Sistemi i propozuar i kuotave për imigrantët është hartuar në të njëjtën frymë. Angel Ubide i Institutit Peterson në Uashington, ia atribuon dështimin e unionit bankar të eurozonës, faktit që i është dhënë përparësi koordinimit, në vend të reciprocitetit. Unë mendoj se ky është thelbi i problemit. Në vend të reciprocitetit, apo ndarjes së risqeve, shtetet anëtarë të BE-së vetëm sa ndajnë procedurat dhe ndjekin rregullat e përbashkët. Por risku mbetet brenda shteteve anëtare. Ka shumë fusha, në të cilat kjo qasje është pragmatiste dhe e ndjeshme.

Një rritje e beftë e imigrimit, nuk është njëra prej tyre. Një sistem kuotash është shumë i vrazhdë, dhe i papërballueshëm politikisht, sa edhe transfertat fiskale mes shteteve. Politika të tilla ushqejnë pakënaqësi, dhe në fund dështojnë. Në një sistem kuotash, ti nuk shkelmon kanoçet, por njerëzit.

Alternative e vërtetë, në terma kohëgjatë, nuk oshtë mes koordinimit dhe reciprocitetit, por mes ndarjes dhe reciprocitetit. Ata që mbështesin integrimin e mëtejshëm europian do të jenë në pozicionin ku do të ngrenë argumentin e fuqishëm, se vetëm BE është në pozitë për të zgjidhur krizat. Debati nuk do të jetë për transferimin e kompetencave, nga kryeqytetet, në Bruksel. Do të jetë nëse ne fuqizojmë BE-në me detyra që askush tjetër nuk i kryen dot, dhe nëse i japim burimet e nevojshme financiare.

Kam frikë se kjo nuk do të ndodhë për një kohë të gjatë – për dy arsye. Më pak e rëndësishmja është se, ata si Orbani, do të jenë mes atyre që do të marrin vendimet. Arsyeja më e thellë është se europianët nuk janë ende aq të dëshpëruar. sa të pranojnë Logjikën e Veprimit Kolektiv, që është titulli i librit të Olsonit, një libër i botuar që në 1965-ën. Financial Times – Përkthimi: Bota.al

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *