Kastriot Islami është shumë i shqetësuar. Dhe bëhet fjalë për një shqetësim jo të zakonshëm. Ne u habitëm kur e konstatuam, por e ka thënë ai vetë dhe pikëpyetja e tij e madhe ka të bëjë me faktin se, përse djemtë janë gjithnjë më të shumtë (se vajzat) në Kaukaz… dhe në Ballkanin Perëndimor…?
Përmes kërkimeve të tij, Kaçi e ka gjetur përgjigjen. Në një postim të tijin në Facebook, ai ka bërë sqarimin për çështjen në fjalë: “Kjo lidhet me patrialkalizmin e familjes që vjen nga e kaluara. Vështirësitë dhe kriza ekonomike ka risjellë në skenë mentalitetin maskulist. Mënyra sesi realizohet thuhet në artikull është “abortimi selektiv”.
Po. Kjo ishte. Aborti selektiv! Për festën e Partisë Demokratike dhe pjesëmarrjen e Kaçit në të, s’po themi më asgjë. Mjafton ky problem që ka.

Kaci vet eshte produkt i abortit selektiv te ppsh-se…
Dhe rastin personal e ngriti ne filozofi si patriarkalizem qe ve ne skene mentalitetin maskilist…
Veshtiresite dhe krizen ekonomike xhanem, kush i solli ?! Cili e beri kete abort selektiv ne ballkanin perendimor, ose sakte ne vendin tone ame ?!
Jam ne pritje te percaktimit te recetes per luftimin e semundjes nga prof dr Islami…meqe diagnozen e qelloi sakte…
Ne pritje pa merzitje ( Kaci ne keto kohe te veshtira te relakson)…