Një 61 vjecar me banim në qendër të Tiranës është proçeduar penalisht sepse prej më shumë se 2 vjetësh përndiqte dhe ngacmonte një 28 vjeçare në çdo orë të ditës dhe në çdo vend ku ajo shkonte.
Ngjarja është shënuar në zonën e Shallvareve në Tiranë ku pas përndjekjes së paduruar dhe në një gjendje të rënduar emocionale të shkaktuar nga i moshuari, shtetasja me inicialet I. P është drejtuar në komisariatin numër 2 të kryeqytetit ku ka denoncuar dhe rrëfyer momentet e përndjekjes madje duke dhënë dhe prova si foto apo incizime të kryera nga telefoni ku i moshuari i divorcuar i shprehte asaj dashurinë dhe kërkonte që të martohej me të pasi i kishte vdekur prej disa kohësh bashkëshortja.
Shpeshherë i moshuari dhe e kërcënonte për jetën. I marrë në pyetje nga oficerja e policisë gjyqësore, i moshuari Emil. K ka shpjeguar se 28 vjeçarja i kishte pëlqyer prej kohësh dhe se ndjenja e parezistueshme ndaj saj e kishte detyruar që ta ndiqte dhe ti premtonte asaj një jetë martesore dhe intime të bukur.
Emil. K është i ve pasi prej disa vitesh për një arsye shëndetësore bashkëshortja i kishte vdekur, me të cilën kishte dhe dy femije njëri prej të cilëve në moshën e I.P-së . Ndaj 61 vjecarit është ngritur akuza e kanosjes si dhe akuzës së ndërhyrjes së padrejtë në jetën private./Spartak Koka/BW