Ish-kryetari i Bashkisë së Krujës është proceduar penalisht për shpërdorim detyre. Policia e Durrësit bën me dije se Shkëlzen Hoxha, 39 vjeç, ishëkryetari i bashkise, Indrit Fida, ish-punonjes dhe 61 vjecari Xuma Rroshi, si përfaqësues të grupit të marrjes në dorëzim të një objekti, (investim i Ministrisë së Punëve të Brendshme), kane shkelur procedurat dhe kriteret teknike të punimeve.
“Nga verifikimet e kryera në datë 24.06.2015, objekti rezultoi i papërfunduar dhe shuma prej 2.0516.356 lekësh i është kaluar në llogari firmës, duke shkelur kontratën”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti” parashikuar në nenet 248 dhe 256 të Kodit Penal.

Asgje nuk ka per te ndodh.
Ky nuk behet llaf qe te denohet por gjithe kjo behet qe te pastrohet e te mos kene me mundesi ta procedojne ligjerisht ne te ardhmen.
Me e shumta do e haje ndonje fakir militant qe thjesht ka marre rrogen.