Procedohen penalisht edhe 5 protestues të tjerë

Ornela

Të tjerë persona janë proceduar penalisht nga policia e kryeqytetit, pas dhunës së ushtruar në protestën e të shtunës për tarifën e Rugës së Kombit.  Sipas njoftimi të policisë 5 persona janë në ndjekje penale në gjendje të lirë për veprën penale “Tubim i paligjshëm”, “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Ata janë: – Y.Sh., 34 vjeç;- S.P., 21 vjeç;- A.Z., 28 vjeç;- G.Gj., 30 vjeç;- M.N., 30 vjeç.

Këta persona u shoqëruan sipas procedurave standarde dhe Rregullores së Policisë së Shtetit dhe në asnjë moment nuk është ushtruar dhunë ndaj tyre. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se  deri më tani janë proceduar penalisht 28 persona që protestuan përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si dhe tek Gjykata e Tiranës.

Ditën e shtunë me qindra qytetarë të qytetit të Kukësit protestuan në Rrugën e Kombit lidhur me tarifën 5 euro, ku nuk munguan dhe përleshjet me efektivët e policisë. 23 prej protestuesve u arrestuan pas disa orësh.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *