Procedohen penalisht tre korçarët që goditën eskortën e Ramës

Leda Hysa

Tre personat që kanë hedhur sende të forta në drejtim të eskortës së kryeministrit një ditë më parë, në vendin e quajtur “Kthesa e Cangonjit”, në aksin rrugor që lidh Korçën me Bilishtin, janë proceduar penalisht nga Policia e Korçës.

Sipas policisë shtetasit M.H, 34 vjeç; S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç, banues në Korçë, janë proceduar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

“Policia e Korçës, bazuar në pamjet filmike dhe raportet e shërbimit, të protestës së zhvilluar në datë 15.06.2019 në vendin e quajtur “Kthesa e Cangonjit”, filloi procedimin penal ndaj shtetasve M.H, 34 vjeç; S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas, në momentin kur ka kaluar eskorta e Kryeministrit, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, duke hedhur në drejtim të tyre sende të forta, si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, sqaron policia e Korçës.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Dhe ku eshte lajmi ketu ?!
    Ah mbase doni te thoni qe Shteti Ligjor godet me dore te hekurt ?!
    Ok ok rrofte lideri global dhe Endri Fuga

    • “Hosteni te hyfte ne…by..” Normale te duket ty idiot , qe njerez te hikur nga trute , dalin ne rrugen publike dhe tentojne te ndalojne Kryeministrin e vendit te takoje popullin e vet , sidomos , ne fushate elektorale ?! Ne cilen demokraci ndodh nje gje e tille ? Qe te duket normale nje gje e tille , duhet te kesh vetem mendte e tu , se nje tru normal , nuk e pranon nje idiotllik te kesaj natyre .

  • Keta rrembythje kishin pak vjet kur filloi e ashtuquajtura “demokracia ” alla Sali dhe duan nje hu ne bythe …shpresojme te funksionoje ligjiiiiiiii per nje here te vetmeeeee, se kjo na la ketu ku jemi…!

  • O gazetar, meri leje shefit dhe shkruaj emrat e plote, qe ti denoj edhe publiku atje ku banojne. Cfare sensi ka qe jep vetem inicialet??!!

  • Po si mos te denohen ata qe, sulmuan policine shteterore,sulmuan Kryeminsitri e vendit, rrezikuan qetesin poblike,sulmaun me mollotov objektet dhe pronat e shtetit,dhe ato private,njeherit rrezikuan jeten e qytetarit te lire ne vendin,punen dhe jeten e tij. si mund te thuhet e shkruahet “arrestime e burgosje politike”.Ndaj kujt!? Pse?!AArsyetimi u t ha me lart.Deri kur keshtu!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *