Procedohet ish-drejtori i shkollës, jepte dëftesa shkolle të falsifikuara

Elton Tafaruci

Një ish-drejtor shkollë në fshatin Trebinjë të Pogradecit është proceduar penalisht, pasi akuzohet për falsifikim të dokumentave, duke dhënë dëftesa pjekurie të falsifikuara.

“T.B, 50 vjeç, banues në Pogradec Procedimi ndaj tij filloi pasi, nga verifikimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në vitin 2011, kur ka qenë me detyrë Drejtor i Shkollës së Mesme të Përgjithshme, në fshatin Trebinjë, ka falsifikuar regjistrin  e amzave dhe ka lëshuar vërtetime dhe dëftesa pjekurie të falsifikuara, për  persona të ndryshëm,  të cilët  nuk kanë  frekuentuar këtë shkollë”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga neni 187/2 i Kodit  Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *