Doni të ndryshoni pronësinë e automjetit? Mësoni më parë procedurat e reja që duhet të zbatoni.
Më herët kur shisje apo blije një makinë, pas aktit të shitblerjes tek noteri duhet të kryeje veprime në disa institucione shtetërore për të ndryshuar pronësinë, por tashmë nga data 1 mars gjithçka do të jetë shumë më e thjeshtë dhe shumë më e lirë.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se nga data 1 mars të gjithë ata që kanë për të bërë ndërrimin e pronësisë së mjetit të tyre, kjo procedurë do të bëhet direkt në sportelet e këtij institucioni.
Shërbimi do të ofrohet në çdo drejtori rajonale ndërsa mësohet se tarifa e shërbimit do të jetë 1400 Lekë.
“Tjetër lajm i mirë për qytetarët! Nga 1 Marsi ndërrimi i pronësisë së mjetit direkt edhe në sportelet tona Tarifa e shërbimit vetëm 1400 Lek! Siguri për shitësin e blerësin, verifikim i plotë në sistem. Shërbimi më i ri e i shumëpritur nga qytetarët nis nga Tirana e do ofrohet në gjithë drejtoritë rajonale me cilësi e vëmendje brenda muajit Mars! #MëLehtëMëShpejtMëLirë#ShërbimePublikeLehtësuese”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.
l.h/ dita

Nuk keni faj.Nuk kuptoni domethanien e shtetit shtet.Jeni te apasionuem mbas qefit te burrokracise.C’asht e nevojshme te shkohet tek noteri per pronesine e makines.
Ketu ku banoj veprhet ma thjeshte.
Mbasi more dokumentin e shit-blerjes.Iu drejtova institucionit te Policise MOTOVIKO.paraqita dokumentin bana pagesen per targen dhe kryeva te gjithe rregjistrimin Titullin e makines dhe te pronesise.
Per cfare duhet noteri ne kete rast.Per te ba fresk.
Ne itali ku jam une Akti i Shitblerjes se Veturave Kushton nga 400…..1000€ gjithçka varet nga Cilindrata e Vetures, mund ta besh te Noteri ose Motorizacioni
Italia eshte vendi per te mos u marre shembull per burrokracine.
Italia eshte vend i cmendur. Kush “kopjon” ate vend do ti vije vdekja nga ligjet dhe burokracia.