Qeveria ka depoituar në Kuvend një projektligj të ri që pritet të reformojë transportin rrugor në vend. Nisma përbëhet nga 20 nene dhe merr parasysh ndarjen e re administrativeterritoriale.
Nisma pritet të prekë në mënyrë direkte të gjitha drejtuesit e mjeteve të transportit rrugor, përfshirë ata të autobuzëve e mjeteve të transportit 8 plus 1 apo siç njihen ndryshe, të fugonëve. Në thelb, ligji parashikon anullimin e të gjitha licensave ekzistuese të transportit dhe rinovimin e tyre conform ligjit të ri.
Ministri përgjegjës për transportin miraton rrjetin e ri të linjave ndërqytetase, brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Ndërsa licencat për transportin ndërqytetas, të lëshuara nga bashkitë, dhe licencat e transportit rrethqytetas, të lëshuara nga bashkitë ose komunat, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë të vlefshme deri në ditën e lëshimit të licencave në përputhje me këtë ligj, por jo më vonë se 6 muaj pas hyrjes në fuqi, raporton Scan.
Pra, drejtuesit e mjeteve të transportit do të duhet që maksimalisht Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të kenë rinovuar licencën për veprimtarinë që kryejnë.
