Dje, përgjatë gjithë ditës në Kuvend, deputetët demokratë përqendruan ofensivën e tyre ndaj anëtarit të KQZ-së Ilirjan Muho, tek historia e tij e shkarkimit si prokuror i Fierit, në vitin 2003. Vendimi ishte firmosur asokohe nga ish-Presidenti Alfred Moisiu, pas propozimit të ishkryeprokurorit Theodhori Sollaku. Por përkundrejt ofensivës së pandalur të deputetëve demokratë dje në Kuvend, në pah ka dalë një fakt interesant. Shumë nga deputetët e PD-së që ligjëruan dje “dosjen e Muhos” si përshembull Edi Paloka, Luan Skuqi e Fatos Hoxha, janë antarë të Komisionit të Ligjeve. Në muajin Tetor 2012 në këtë komision, u paraqitën me radhë kandidatët për antar të KQZ-së, mes tyre dhe zoti Ilirjan Muho. Nga procesverbali zyrtar i kësaj mbledhje rezulton se asnjë prej deputetëve demokratë, madje as nga deputetët socialistë anëtarë të Komisionit të Ligjeve, nuk ka patur ndonjë pyetje për t;i bërë zotit Muho. Siç tregojnë aktet, zoti Muho ka bërë një prezantim të karrierës së tij në vite dhe pastaj është lënë i lirë të vazhdonte punët e veta pasi asnjë nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve nuk ka preferuar ta pyesë atë. Ndoshta nuk e kanë ditur këtë fakt në atë kohë mund të thotë dikush?Vështirë të besohet, pasi fakti është bërë botërisht i ditur në disa medie një ditë para se Muho të paraqitej në komisionin e Ligjeve. Ky komision u mblodh më datën 3 Tetor 2012, ndërsa në medien, kryesisht opozitare, problematika e Muhos si prokuror në Fier dhe shkarkimi i tij nga ish-Presidenti Moisiu është bërë I ditur botërisht që më datën 2 Tetor 2012.
Procesverbali i Mbledhjes së Komisionit të Ligjeve
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dokument parlamentar
PROCESVERBAL
Datë 03.10.2012, ora 09:00
Drejton mbledhjen: Ilir Rusmali – kryetar komisioni
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit.
2. Seancë dëgjimore me kandidatët për kryetar të KQZ-së.
3. Seancë dëgjimore me kandidatët për anëtar të KQZ-së.
Marrin pjesë:
Ilir Rusmali, Viktor Gumi, Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Tritan Shehu, Gent Strazimiri, Paulina Hoti, Ylli Lama, Astrit Bushati, Fatos Hoxha, Edi Paloka, Luan Skuqi, Ilir Bano, Florion Mima (zëvendësues), Pandeli Majko, Bashkim Fino, Fatmir Xhafaj, Dashamir Peza, Ermonela Felaj, Vasilika Hysi, Sajmir Tahiri, Shegush Ligori, Armando Subashi. Mungojnë: Damian Gjiknuri, Tom Doshi dhe Arenca Trashani.
…….. Ilir Rusmali – Të nderuar kolegë, rifillojmë mbledhjen me grupin e fundit të kandidatëve. Jam i detyruar të bëj shpjegimin e procedures për ju. Sipas rregullit të vendosur nga komisioni, në dispozicion të secilit kandidat janë jo më shumë se 10 minuta, të cilat kronometrohen. Brenda këtyre 10 minutave ju duhet të bëni prezantimin e CV-së suaj, kolegët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje dhe ju do të përgjigjeni.
Kjo do të thotë një përpjekje të përbashkët për të racionalizuar kohën, me qëllim që të nxjerrim maksimumin e mundshëm nga kjo procedurë. Sipas listës që kam, fillojmë me zotin Ilirjan Muho. Fjala është për ju, zoti Muho, të bëni prezantimin.
Ilirjan Muho – Faleminderit, zoti kryetar!
Të nderuar deputetë! Unë jam Ilirjan Muho, i datëlindjes 11 nëntor 1968. Kam lindur në qytetin e Vlorës dhe sot banoj në Tiranë. Kam kryer Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në vitin 1986-1990 dega Drejtësi.
Kam filluar të punoj në organet e drejtësisë në dhjetor të vitit 1990. Për 3 vite kam ushtruar funksionin e hetuesit në disa hetuesi të rretheve. Në vitin 1994 jam titulluar prokuror dhe deri në vitin 2003 kam punuar si i tillë në disa rrethe, duke kryer edhe funksionin e drejtuesit të prokurorisë në Prokurorinë e rrethit Fier, në vitet 2000-2003. Më pas kam kaluar në profesionin e lire të avokatit deri në vitin 2009. Nga viti 2009 e deri para një muaji kam kryer disa funksione në administratën e lartë shtetërore. Kam qenë drejtor i Drejtorisë së Kompensimit të Pronave në Agjencinë Kombëtare të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kam qenë zëvendësministër i Transportit. Për 1 vit e gjysmë kam kryer funksionin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Duke konsideruar se plotësoj kriteret e parashikuara nga neni 12 i Kodit Zgjedhor, kam pranuar të kandidoj për anëtar të KQZ-së, duke pranuar vullnetin e LSI-së, e cila më ka kandiduar.
Jam këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe sugjerimeve që mund të kenë anëtarët e komisionit.
Faleminderit!
Ilir Rusmali – Faleminderit!
Ka pyetje nga kolegët për kandidatin? Nuk ka pyetje. Në emër të komisionit falënderoj zotin
Muho për prezantimin! Urdhëroni, zoti Shkëmbi, bëni prezantimin tuaj!
epo kjo tregon se berisha eshte nje politikan i madh ,e dinte qe lsi do te ikte ne origjinene e vet -ne fakt nuk ka orogjine por eshte putane-e la te zgjidhej ilirjan muho dhe kur lsi kalon ne krah te kundert i nxjerr te palarat ne shesh dhe ska pse ps te merzitet se me nje budall si rama sala rri dhe 100 vjet ne pushtet, dhe per mendimen tim LSI do te ishte zdukur nga faqja e dheut nqs Saliu nuk di ti dilte ne krah HAJDUTIT METE MJER NE MJER NE NE DORE TE KUJT JEMI
Me sa duket ne SD e tij nuk ka treguer se ka qene i shkarkuar.Edhe sikur te ishte ne mbarim te mandatit edhe pune muajt duhet hequr.Kushtetuta dhe kodi zgjedhor jan kokfort o socialiste.LSI dhe PS i kan bere llogarit pa hanxhine,pra zemrohuni sa te doni.