Nga Marenglen Kasmi
Botuar në DITA
Në datën 2 korrik 1943, në qytetin e Elbasanit pushtuesit italianë organizuan një masakër në të cilën humbën jetën 12 qytetarë elbasanas, ku më i vogli ishte 2 vjeç dhe më i vjetri 73 vjeç.
Emrat e tyre ishin: Syrja Shaqir Dylgjeri 26 vjeç, Nikoll Stefan Biqiku 28 vjeç, Stefan Naum Gordani 73 vjeç; Isuf Xhemal Konakçiu 25 vjeç; Selman Osman Rexhepi 30 vjeç, Hysen Bajram Liçi27 vjeç, Dije Ramazan Peqini 20 vjeç, Sabire Myrteza Jevgu 45 vjeç, Ismail Beqir Jevgu 24 vjeç, Emin Jaçe Jevgu 28 vjeç, Veli Xhemal Voshnje 30 vjeç dhe Halit Hasan Hankoja 2 vjeç.
Përgjatë vitit 1943 ushtria italiane kishte organizuar disa reprezalje në gjithë Qarkun e Elbasanit. Kështu që edhe masakra e 2 korrikut të këtij viti ishte vazhdim i masave brutale që pushtuesit italianë kryenin ndaj popullsisë së pafajshme.
Në total, në periudhën janar-korrik 1943, pushtuesit italianë vranë në qarkun e Prefekturës Elbasan 30 persona të pafajshëm, duke përfshirë edhe 12 viktimat e datës 2 korrik në qytetin e Elbasanit.
Në fillim të muajit qershor 1943 në Fushë Mbret ishin vrarë mizorisht 4 persona dhe ishin torturuar 20 të tjerë. Disa ditë më vonë, më 8 qershor 1943 pranë Belshit ishin vrarë 12 fshatarë.
Po ashtu, vrasje të popullsisë së pafajshme ishin bërë nga ushtria italiane edhe në Gramsh e Peqin, numri i të cilëve për arsye të panjohura nuk është përfshirë në raportin e hartuar për ngjarjen në fjalë nga Prefekti i Elbasanit, Tafil Buletini.
***
Në datën 2 korrik 1943, në orën 11.30 një patrullë italiane e Batalionit 126 e Divizionit Arezo e përbërë prej 5 ushtarësh u përball në fund të lagjes Dautbej me Syrja Dylgjerin (Dëshmor i Atdheut), i cili ishte i hipur mbi një biçikletë. Në njërën dorë ai mbante një valixhe.
Syrjai kishte mësuar në Normalen e Elbasanit. Ai ishte i angazhuar në lëvizjen antifashiste. Këtë ditë, ai duhej të çonte postën e marrë te sekretari politik i Qarkorit të Elbasanit dhe ta shpinte atë te Batalioni partizan i Dumresë.
Në valixhe kishte vendosur përveç postës dhe komunikatave edhe dy revolverë dhe disa bomba dore. Ndonëse në Elbasan kishte pesë ditë që ushtria Italiane kishte shpallur shtetrrethimin, ai arriti në mëngjes të shkonte në Fushë Mbret dhe t’u çonte një radio anëtarëve të qarkorit të Elbasanit, që ata të dëgjonin lajmet e huaja.
Në rrugën e dytë kur kishte postën me vete, atij i preu rrugën patrulla italiane dhe kërkoi ta kontrollonte. Ndonëse u mundua të justifikohej se në valixhe kishte tesha sepse po shkonte të lahej në lumin Shkumbin, patrulla italiane këmbënguli që ai të hapte valixhen e drunjtë, e cila ishte e kyçur.
Duke mos pasur zgjidhje tjetër, ai nxori revolverin dhe shtiu mbi italianët duke vrarë një nënoficer dhe një ushtar. Ngjarja u zhvillua pranë një kulle vrojtimi të italianëve, prej nga ushtarët italianë hapën zjarr drejt tij kur po largohej mbi biçikletë, duke e plagosur atë.
Megjithatë, ai mundi të arrinte në shtëpinë e motrës së tij në lagjen Dautbej, Vule Lamçja dhe i kërkoi asaj të fshihte valixhen. Duke ndjekur gjurmët e gjakut, por edhe të ndihmuar nga një spiun vendas, italianët arritën ta lokalizojnë Syrjanë dhe rrethuan shtëpinë.
Pasi hodhën disa granata në oborrin e shtëpisë, vendosën përpara disa gra dhe fëmijë dhe shpërthyen derën e shtëpisë, ku gjetën në agoni Syrjanë, i cili kishte humbur shumë gjak. Megjithatë, ai hapi zjarr ndaj tyre, duke vrarë edhe disa ushtarë italianë të tjerë, para se të vritej vetë.
Komanda italiane kujdesej që humbjet t’i mbante të fshehta, duke i dhënë ato te publiku shqiptar si plagosje. Kjo ishte e rëndësishme edhe për moralin e trupave italiane.
Por si pasojë e këtij akti, ushtria italiane u derdh rrugëve, duke vrarë njerëz të pafajshëm. Le të shohim më poshtë procesverbalin e mbajtur për këtë masakër, i cili gjendet në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme:
Proçes-Verbal
Simbas njoftimit verbal se në Lagjen Dautbeje janë gjet disa persona të vramun prej Ushtrisë, sot në datën 2 Korrik 1943 mbasdite pa humbur kohë neve Prokuror i Mbretit Ferit Hysenbegasi i shoqnuem prej Marshallit të Kuesturës Demir Ali Haxhillarit prej mjekut Dr. Fejzi Mirakut ZaV. Drejtor‘ i Spitalit si edhe nji numri axhentash, me kamjonçinën e Kuesturës u nisëm për në vendin e ngjarjes ku posa arrimë në fund të lagjes Dautbeje na u prezantue Kapiteni i Ushtrisë dhe së bashku me këtë dhe të rrethuem prej ushtarësh hymë në lagjen Dautbeje, në të hyme të shtëpisë dhe para portës gjetëm nji person të shtrimun në kuris me kryet drejt perëndimit.
E kqyrmë dhe mbajte nji plagë të randë në kafkën e kokës nga e cila i ishte shkaktuem dhe vdekja. Hymë mbasandaj në oborr dhe në nji shtëpi qi ndodhet në krahun e mëngjërt nga e hymja si u futëm mbrenda pamë nji grua të shtrimun dhe mbuluem me nji çarçaf të cillen si e zbuluem pamë në fytyr në moshë 30 vjeçare ku u konstatua shumë plagë nëpër fytyr dhe trup të cilat i kishin shkaktue dhe vdekjen.
Pyetëm zojë Sul Bradasheshin dhe na tha se viktima që u gjend jashtë derës quhesh Hysen Bajram Liçi ishte biri i saj i cili posa kish ardhun prej druvet, kish dalur te porta ku në këtë rast ishte qëlluar prej ushtris dhe vrarë në vend.
Pyetmë mbasandej Zyke Hasan Peqinin dhe tha se viktima që ndodhesh në dhomë quhesh Dije Zan Peqini e cila së bashku me nji fëmijën e saj kishte qen në oborr dhe posa kish pamë ushtarët kish dash të futesh mbrendam ish qëllue dhe vra dhe fëmija e saj dyvjeçare ish plagos dhe transportuar për në Spital. (Ka vdekur më pas shën.red.)
Mbas kësaj nën udhëheqjen e Kapitenit të Ushtris dhe ushtarëvet kemi hynë në lagjen Dautbeje dhe na u tregue se në shtëpinë e Pali Xhem Tiranës ndodhesh i vramun edhe i vëllaj i saj Selman Osman Rexhepi, hymë brënda dhe në dhomë pamë të shtrimun dhe mbuluar me nji çarçaf nji person të cilin e zbuluam pamë se ishte në moshë 35 vjeç dhe mbante në trup mjaft plagë me armë moderne, e motra e tij Pulija na deklaroj se viktima kish qenë në arë tue punue, ishte vramë prej ushtris, mbasandaj siç kish marrë vesh kjo, kish vajt dhe e kishte marrë dhe e kishte sjellë në shtëpi, në këtë rast na tregoj dhe nji trajs të vjetër me bukë si dhe shatin e tij që kish pas viktima.
Kapiteni i ushtrisë na deklaroj se ishte vramun dhe nji djalosh të cilin e kishte kap patrulla ushtarake me disa komunikata dhe bomba dhe se ky ndodhesh në kampon ushtarake të Shkumbinit. Menjiherë shkuem në kampo ku na u paraqit Majori Komandant i grupit të Karabinerisë z. Nori, këshilltari i Kuesturës dhe së bashku me këtë kqyrmë nji grua në moshë 35-40 vjeç që ishte tue dhanë shpirt dhe që e transportonin disa ushtarë me Vik, e kqyrmë këtë dhe pamë se mbante plagë të randa shkaktuar prej plumbi armë modern dhe me drejtim kallk në kallk e cila si mbas informatave që muarmë quhesh Sabire Veselja e cila ka qenë tue punuar në arë, urdhëruam me nji herë transportimin e saj për në Spital civil të vendit.
Mbas kësaj të udhhequr prej Majorit të karabinjeris shkum po thuaj në të dalë të kampos ushtarake ku pamë dy kufoma të shtrimun njeni mbas tjetrit për të cilët na u deklarue se ishin vra prej ushtrisë dhe për njerin prej tyre që mbante shumë plagë në trupë na njoftuan se quhesh Jusuf Konakçiu i biri i Xhemalit çka kishin konstatuar nga triska e Fashios të Elbasanit që i kishin gjetur në xhep dhe për tjatrin nuk dinin se si quhesh.
Si Majori i karabinjerisë dhe i ushtrisë deklaruan se personi i paidentifikuem sot kurse kalonin pesë ushtarë të aviacjonit për në rrugë me drejtim të kampos kanë has me këte dhe mbasi kan ndeshun se mos kish sende të jashtë-ligjëshme në nji valixhe që mbante në dorë e kanë ndalue, në këte rrast i kanë pamun nëpër xhepe dy bomba dhe si u kap prej tyre ka qit revolen që e mbante në xhepin e mbrendëshëm të palltos ka qëllue mbi dy ushtar dhe i ka plagos kështu kish mund të shpëtoj.
Ushtarët e tjerë, kanë qitë zjarr mbi të e kanë plagos dhe si e kanë gjurmuar kanë shkue në shtëpin e Veiz Lamçes aty në nji dhomë përdheske e kanë gjet të plagos dhe e kanë vrarë, mbasandaj e kanë transportue në vendin ku gjindet dhe tash.
Personi tjetër gjithashtu ashtë vrarë prej ushtris mbasi nji detashment ushtarësh tue ndjek persona të dyshimtë ka marrë drejtimin nga Lagjia Dautbeje dhe në këte rast janë vrarë dhe personat e tjerë. Mbas kësaj urdhëruam që të transportoshin për në Spitalin civil të dy këto kufoma për të identifikuar.
Mbas kësaj mbasi na u njoftue se ndodheshin dhe kufoma të tjera nëpër ara. Së bashku të gjithë shkuam në nji arë ku në mest të kësaj are që ishte mbjellë misër dhe në nji kohë për prashitje gjetmë nji person që mbante plagë plumbi në ballë dhe në vise të tjera të trupit, mbasandaj i identifikuari u muar vesht se ishte Nikolla Biqiku i Stefanit nga Lagjia Shinkoll.
Afro 300 metro larg në nji arë tjetër pamë dhe nji person tjetër të shtrimun në krahzaj që mbante dy plagë, njenën në krahun e djathtë të thyer gjithë bryllin dhe tjerën në nofullën e majt, plagë këto të shkaktueme e para prej bombe e dyta prej plumbi armë modern.
E identifikuem dhe rezultoj se ish Fan Gjordani i cilli ka pas qenë tue punuem n’arë. Tue kalue nga vendi i viktimës maparshme te ky i fundit në krye të nji are pamë nji tas fasule, bukë dhe sende të tjera për tokë dhe nji xhaketë që dukesh se ishte e viktimës.
Që këtej shkuam buzë nji rruge të ngushtë që zbrap nga Lagjia Dautbeje për të shkuar me drejtim të rrugës së përgjithshme të Shkumbinit, në qoshen dhe në kthesën e kësaj rruge pamë dy persona njeni i shtrimun buzë hendekut dhe anë e lindjes dhe tjetri nga ana e perëndimit me nji distanancë nga njeri tjetri 4-5 metro, i pari në moshën 30 vjeç aproksimativisht dhe qi mbante shumë plagë të ndryshme nëpër trupë dhe i dyti në moshë 30-35 vjeç, i cilli gjysmën e kokës së prishur, të identifikuar i pari me emën Malo Jevgu dhe i dyti Veli Veskja i biri i Xhemalit dhe i Hatixhes, si mbas thanjeve të Murat Lleshanjakut dhe Jonus Lleshanjakut.
Këta të dy së bashku me personat që thamë si dhe të tjerë kanë qenë tue zbrit në lagje mbas ndigjimit të pushkëve, janë kap prej ushtrisë dhe si ju kanë lidhë duart po i çonin tatpjet, dy viktimat e fundit janë mbajt ma pas dhe në këte rast janë vrarë. Mbas kësaj shkuam në Spitalin e Shtetit të këtushëm ku nga personat prezent u identifikue se personi i pa identifikuem quhesh Syrja Dylgjeri.
Prej anës karabinjeris dhe ushtrisë nuk na u tregue as valixhja as bombat si dhe nuk u ftuam të kqyrnim ushtarët e plagosun. Me nji herë dhamë lejën e varrimit të gjithë personave si dhe Sabire Vasilit mbasi në moment dha shpirt në Spital. U dha urdhën si Gjindarmeris dhe Kuesturës dhe Komandantit të Karabinjerisë që të vazhdojnë hetimet.
Elbasan më 2 Korrik 1943
Marëshalli i Kuesturës
Mjeku i Spit.
Prokuror’i Mbretit
Murat Lleshanjaku, Jonus Lleshanjaku
Vërtetohet njisija me kopjen origjinale
Adjutant‘ i Qarkut Gjind. Elbasanit
Aspirant
(Ndoc Radovani) d.v.
Vërtetohet njisija me kopjen e origjinalit
Kryetar‘ i Zyrës III Kom. P. Gjind.
Major
(Gjon Rakacolli)
Nënshkrimi”
______
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Lavdi deshmorve te atdheut .
Ja ktu jeni gabuar. Syrjaj u spiunua nga nje spiun vendas.
Vetem spiune nuk ka pasur ky vend.
Syrjaj ka qene vet spiuni. Dhe armiku. Sot ai qe ju i thoni spiun vendas, eshte i nderuar
Pasardhesit e tij jane te persekutuar. Po marin kestin e peste. Si shperblim te asaj qe ju e quani spiunim….
Ishin terroriste sllavo-komuniste, domethene armiq te shtetit.
Mretreshee e mutit tim, populli nuk eshte terrorist kurre, putanat qe i shiten pushtuesit jane terroriste.
Dokumentet flasin vete, sidomos emrat e titullareve te qeverise lokale kolaboracioniste e fashisteve italiane, niperit dhe mbesat e te cileve vazhdojne te qeverisin edhe sot…
Po “çlirimtaret” pushtues xhihadiste sllavo-komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste e sherbetore te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”?
Labin muti, komunistet cliruan Shqiperine nga pushtuesit dhe pushkatuan tradhetaret qe kurveroheshin dhe me serbet dhe me greket per te rrezuar komunizmin.
Putana historike jeni
Nipat e mbesat e te cilve qeverisin edhe sot ????Per ke flet Dori.??? Gjon Rakacolli atehera e Mira Rakacolli sot mos kane ndonje lidhje ,e Doro !
Njerezit e zgjuar, ata qe degjonin lajmet ne radio asaj kohe, u binden 100% qysh ne qershor 1943 se lufta ishte e humbur per boshtin. Ata gjysem te zgjuar e kuptuan kete ne shtator te 1943. Me budallenjte e kuptuan ne pranvere te 1944-es! Ata te cilve nuk u punonte truri fare, besonin edhe ne fillim te v. 1945 se Gjermania do shpikte bomben qe do e conte ne fitore!
ndersa gjermeni vriste me zgjedhje i udhehequr nga paraushtaraket e ballit te cilet i drejtonin he bazat e luftes dhe ne aktivistet e saj. kete pune bene ne vlore ku brenda nates moren dhe cuan ne kampet e perqendrimit eliten e Vlores ecila e gjendur ne kushtet e pushtimit ,duke pasur bijte e tyre te lidhur me luften ishin indiferente dhe nuk u lidhen me pushtuesin. Po pyetja qe shtrohet eshte se kush i coi gjermenin ne dyert e tyre si me magji ?PERGJIGJA:-BALLI KOMBETAR
Pse gjatë L2B Italia dhe Gjermania mund te kenë qenë të këqinja për kombin shqiptar kurse Yugosllavia e Rusia mund te kenë qenë të mirat?
Sepse o bajge e perveluar, Yugosllavia dhe Rusia nuk sollen trupa ne Shqiperi. Ato qe solli Zogu dhe Esati i qerroi Enver Hoxha njehere e mire.
Po, nuk ke degjuar gje per Luften e dyte boterore, apo aq te kane lene qyqet ne koke?
Po mire o kulluf,,po ATA qe e kuptuan qe ne 41,qe Partia Komuniste ishte nje organizate terroriste e formuar nga sllavet,antishqiptare dhe antikombewtare?
Pse Esad Toptani gjalle ishte ne 41? Aha … ti mor bole e ke fjalen per ata nen udheheqjen e te cileve u ndertuan hidrocentralet, rrymen e te cileve e perdor edhe fara yte … ju meritoni qe ta kaloni jeten ne erresire, malsimumi me bishtuklet e kohes se bejlereve nr dore!
Futja kot o Demo!
Ketu po flitet per pleherat Skipetare kolaboracioniste te veshur me uniforme fashiste qe vrasin dhe terrorizojne njerez te thjeshte, gra, femije e burra shtepie qe thjesht punojne ne are. Per cfare na lodhni koken me Sllave e anti Shqipetare?!
Po Leshanaku,Radovani e Gjon Rakacolli
cfare ishin qe vrisnin vellezerit e tyre. Apo s’ka gje te hedhim nje shashke per Komunistet meqe ra fjala.
Dhe shume mire qe u formua Partia Komuniste dhe udhehoqi luften deri ne fitore, se te ishte per Leshanaket, Markagjonet e Bajraktaret, bashke me humbjen do vinte dhe copetimi i vendit. Sot ti vete do flisje Greqisht e keshtu nuk do te kishe aq shume urrejtje as per Greket e as per Komunistet!
Ata mo Dhimo, kane qene te ndare ne te kater grupet qe permenda me lart! Me kokrra kane qene ne grupin e pare, pak me shume ne te dytin, edhe me shume ne te tretin, ndaj dhe kaluan kodren dhe u hodhen me partizanet, dhe mbetja, apo mbetrurinat, ne te katertin.
Ata u bene me gjermanin demo, qe te vrisnin fshataresine arave e femijet shtepive..shume te zgjuar. po e hengren 8cen nga Enver Hoxha. LAvdi Enver Hoxhes. Vendin jua tregoi ku e kishit. ne hale te historise
Dhe keta kriminele italiane vetem nje muaj pas kesaj masakre shqiptaret jo vetem qe i meshiruan,por edhe i mbrojten nga gjermanet duke u dhene buk vrasesve.shqiptar o shqiptar te vijne ne vatren tende si vrases dhe ti i meshiron.
popull bole. se duhej ti ripnin
Shqiperia nuk u nda ne 1918,e jo me ne 1945.
Rrezimi i njeanshem i Marreveshjes se Mukjes dhe angazhimi i reparteve te terroristeve te kuq ne nje lufte Vllavrasese,solli dy katastrofa kombetare.
Katastrofen e Kosoves dhe katastrofen e Camerise.
Nje elite politike e lidhur me Anglo-Amerikanet do te bente te mundur kthimin e Cameve ne shtepite e tyre.
Enver Hoxha nuk e donte kete.
Po aman o Demo!
Mbase ke alergji per Komunistet e eshte e drejta jote por ne kete shkrim te zotit M. Kasmi, shikohet qarte cfare kane bere Shqipetaret e veshur me xhaketa fashiste ne dem te vellezerve te tyre qe ne rastin konkret ishin vecse njerez te thjeshte dhe jane vrare ne menyre barbare! Juve nuk ju ben pershtypje?! Eshte skandaloze vertet, cdo koment tuajin ne kete forum e lexoj me kureshrje dhe gjithmone jeni i sakte. Ketu jeni jashte loje.
Se u bene gjera Jo te drejta mbas 45′, eshte e vertete dhe kjo ngjau kudo ne Europe, ndjej keqardhje per kedo qe i eshte bere padrejtesi apo ka henger plumbin kot!
Si me lart shkruajta nese do na gjente fundi i luftes ne krahun e Nazisteve sic edhe fqinjet uronin, atehere Shqiperine do ta reduktonin me keq nga ci bene me 1912, pra nje shtet i cunguar si ai qe donte Esad Pasha nje mini-Turqi. Nuk kishte bythe Shqiperia e as perkrahje te bente pune te medha.
Nen hunden e Anglezeve, Zerva masakroi Camet, po edhe Amerikanet ishin ne dijeni te plote e asgje s’bene.
Atehere Anglise i interesonte vetem Greqia dhe deti Egje, askujt si plaste per Shqipetaret!
O Remo!
Ne 1918 Shqiperia ne krahun e Naziseve u rreshtua.
Firmataret e Vlores,te gjithe u rreshtuan. me Perandorine e shenjte Romake te Popuillit Gjerman.
Do te ishte Tradheti Kombetare po te kishin vepruar ndryshe.
Me Fitimtaret e Antantes vetem Esad pasha u rreshtua.
Me greko-serbet ishte vetem Esad pasha.
Se cfare fati i kishte paracaktuar Evropi shtetit shqiptar,
e dijme.Por fatin e Luftes nuk e permbysen as greket as francezet.Ne 2 luftera boterore,Gjermanine e mund vetem Amerika.
Eshte e vertete se per pavaresine e Shqiperise nje rol te madh ka luajtur dikur perandoria Augsburge, dhe me te drejte Shqipetaret duhet te ruajne nje respekt te vecante per ate cka ata bene. Vjena e dikurshme ka qene si nje kryeqytet shpirteror per Shqipetaret, Albanologet me te shquar andej ishin.
Per L2B nuk na shkonte ai front se do vinte shkaterrimi me vone, edhe pse te jem i sinqerte ata zoterinjte e Berlinit nuk e kishin aq keq ate ide atehere, duke pare realitetin e sotem ku eshte katandisur Europa, qe edhe Gjermania eshte bere me kurve nga Franca dhe ka humbur komplet kursin e dikurshem.
Kur shkaterruan vendet Nordike dhe modelin me perparimtar te zhvillimit me ate socialdemokracine e tyre pa intriga e kolonizime. I mbyten me bythezinj afrikane dhe me keq akoma, taksapaguesit Nordike mbajne me buke dallaveraxhinjte Greke,Italine e Jugut e gjithe pjesen e rendomte te Europes jugore.
Cfare te presim me ne Shqipetaret, cfare iku iku dikur, por sot jemi me keq se atehere!
Ca ballisti largpames demo…vetem se ju bloi si krimbat Enver Hoxha. E hengret sa krahu, dhe tani dilni dhe stratege boterore. Madheshtore si Ramuti
Esad pasha bashkepunoi me serbet,u quajt tradhetar i kombit dhe pagoi.(lufta I bot)
Enver Hoxha me bandat nac-clir. bashkepunoi me serbet ,u quajt hero clirimtar dhe nuk pagoi. *(Lufta II bot)
Perse dy trajtime te kunderta per te njejtin akt?
Keto shkrime nxisin konfliktet shoqerore midis shqiptareve te sotem. Dr. Kasmi mjaft me botime dokumentesh, se nuk je arkivist, por punonjes shkencor qe paguhesh nga taksat e shqiptareve. Si punonjes shkencor, ti duhet te dalesh me nje studim shkencor historik mbi Rezistencen Antifashsite te Shqiptareve gjate Luftes se Dyte Boteore.
Politika eshte e veshtire per kombet e vegjel…Nuk ben hije nje kumbull sa nhe rrap….
Mendoj se “Remo” ka mendim me te qarte, me te kristalizuar…
Pjellet e kolaboracionisteve jane sot lepiresit me te medhenj te pushteteve..
E thjesht fare…:
Andej nga vi une nje prind dergonte femijet te vidhnin. Ok deri ketu se behet fjale per mbijetes ne kohen e Komunizmit…
Ata femij qe vinin bosh ai i ngrinte ne ajer dhe i perplaste ne dysheme…
Mbas 90′ ata femij u bene kriminele pa asnje lloj meshire ne veprime …
Sot nuk jetojne me shumica e tyre. Besoj e kuptoni rruga qe nisen…
Kushdi ka te drejte te japi opinion ashtu su edhe une….
Shum mire artikulli na informoi pet dicka ne Elbasan..ne vitet’40-ta…Na tregoi edhe ler bashkepuntoret e fashizmit..
Vajtem 30 vjet nw nje vrime…
Portali dosja.al ka akses dhe na ben corbe qe pervec problemeve qe sjell koha duhet te merremi edhe me te shkuaren..
Eshte politik e qellimeshme…
Kot nuk tallin bythen me shqiptaret dynjaja…
Keta Lleshanaket tani quhen antikomuniste.
Me i madhi fare Alush Lleshanaku, anetar i Keshillit te Eperm Fashist. Mesues fiskukture. La kockat si diversant pas luftes. S’e dime si ia vune nje rruge ne Elbasan me emrin e tij, si fashist apo si diversant antikomunist?
Tafil Boletini, bylëpirësi i fashistëve dhe më vonë i nazistëve. Para Çlirimit të Shqipërisë, largohet për në Austri sëbashku me “trimat e Luftës”. Dhe një bashkudhëtar i tij në këtë udhëtim, shkruan se sa herë dëgjonte zhurma bombash, i shpëtonte ujët e hollë e të trashë bashkë në pantallona. Aq sa ishte ndyer në atë farë mënyre, sa s’kishte njeri t’i rri te afër.
Jane ba 500 vjet masakra ndaj shqiptarve dhe kerkush nuk ban za, perkundrazi ne fasaden e xhamise se lagjes Parrucae ne Shkoder myftiu Muhamet Sytari mban publikisht STEMEN E PERANDORISE OSMANE. Edhe per kete kerkush nuk ban za, asnji politikan, asnji historian e asnji milet hajvan.
POPULL PA IDENTITET.