Peshq, molusqe, krustace, alga dhe fruta e perime që kultivohen pranë detit. Këto janë ushqimet që shërojnë tiroidet. Jodi që këto ushqime kanë në përbërje mbron gjëndrën nga sëmundjet. Nuk është rastësi që banorët e zonave bregdetare, të cilët ushqehen me peshk, kanë incidencën më të ulët të sëmundjeve të tiroides. Ky është përfundimi i konventës “Mjedisi dhe tiroidet: deti, jodi dhe rrezatimi”, mbajtur në Romë ditët e fundit.