Prodhimi i naftës vendase në 2017, rritet me 1800 për qind

Dita
Eksperte te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise, gjate nje aksioni per matjen e pompave ne nje pike karburanti ne kryeqytet, ku jane verejtur abuzime me sasine e karburantit.

Shqipëria ka importuar vlerën më të ulët historike të 7 viteve të fundit për karburantin.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave, nafta e blerë në tregjet e huaja në fund të muajit Dhjetor, shënoi sasinë e 400 mijë tonëve, duke pësuar një rënie prej 107 mijë tonësh krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat tregojnë se këto vlera të importit të naftës janë më të ulëta se në të gjitha vitet, përfshi edhe 2010-n, kur importet ishin 484 mijë ton.

Megjithatë, sipas Drejtorisë së Doganave, edhe pse importet e këtij produkti kanë qenë të ulëta, konsumi i naftës vijon të pësojë rritje. E gjithë diferenca e sasisë që nuk është importuar është plotësuar nga nafta e prodhuar në vend.

Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Doganave tregojnë se për periudhën Janar- Tetor, vetëm në 10 muaj, tregu vendas ka konsumuar 144 mijë ton naftë të rafinuar në Shqipëri, thënë ndryshe, 1 në katër litra karburant është prodhuar në vend.

Rritja e prodhimit vendas krahasuar me vitin 2016 është 1800% më shumë.

s.a/dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *