Prodhohet më shumë se në kooperativë, vështirësitë të tundojnë për t’u ndalur, por rruga më e lehtë është të vazhdosh…

Rovena Cerka

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët e Sarandës para të cilëve u shpreh se sot në Shqipëri prodhohet më shumë se në kohën e kooperativës dhe se janë shtyrë shpesh për t’u ndalur dhe kthyer pas, por rruga më e lehtë sipas tij është të vazhdosh rrugën para.

Rama: 

Kjo hapësirë tashmë po merr formën e saj. Burimi i ekonomisë së kësaj zone këtu është turizmi. Ishim në disa pika të tjera të kësaj zone ku pamë nga afër ndryshimet e kësaj zone që nga uji 24 orë në Delvinë. Falë punës së bërë sot në këto zona prodhohet më shumë se në kohën e kooperativës. Ngjitja kërkon sforco të madhe, kërkon durim të madh, shpesh herë, për këtë arsye vjen tundimi për tu kthyer dhe për tu ndaluar. Ndoshta tundohesh të zgjedhësh një rrugë më të lehtë, por nuk ka një rrugë më të lehtë se sa të vazhdosh të rrugën drejt ngjitjes.

m.m/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Nuk besoj kurre se sot prodhohet me shume se ne kohen e kooperativave e ndermarrheve bujqesore…..sot ti importon 90% te drithrave…..

  • Kur e ke kohen e kooperatives si kut per matjen e progresit , keso idiotsira na tregon! Matu pak me boten perreth qe te kuptojshbpse je i fundit!

  • Vetëm para një viti shoku Soreka mik i ngusht i shokut Rama tund një tufë eurosh, 60 miljonë jo pak por ……as një bujk i mirfilltë, asnjë fare nuk ka mar qoftë një euro nga ky sobvencion. Vetëm aplikime me kushte që po ti plotsosh, s’ke nevoj fare për subvencione, kushte që një bujk që ka nevoj për subvencione vërtet nuk i plotson kurr.

    Një gjë e ngre në qiellin e mandatit të tretë si mrekulli e shkencës bujqësore, të mbjellësh në fshat bimën e re të mandatit të tretë me emrin “aeroportum turistikum” dhe “fermeri që duam” të vej të vjel prodhimin që ….mos u habisni ….. janë bukë të gatëshme të pjekura për qejf. I gjithëanshmi shoku Edi , me këtë kultivar të ri, frut i thellimit të tij në nanobotën gjenetike të bimëve, do të shpëtoj për bujqësin . S’do të jetë nevoja jo vetëm të importojmë grurë nga Sërbia si në kohën e Themije Thomajt por as të mbjellim grurë, mbill “aerodromus turistikus ramus” me kompanin Pacolli dhe shko korr bukë të pjekura.

    Votoni bujq të Shqipëris për shoku Rama si kusarqeverisës i mandatës së tretë të Ripjelljes!

  • Vetëm para një viti shoku Soreka mik i ngusht i shokut Rama tund një tufë eurosh, 60 miljonë jo pak por ……as një bujk i mirfilltë, asnjë fare nuk ka mar qoftë një euro nga ky subvencion. Vetëm aplikime me kushte që po ti plotsosh, s’ke nevoj fare për subvencione, kushte që një bujk që ka nevoj për subvencione vërtet nuk i plotson kurr.

    Një gjë e ngre në qiellin e mandatit të tretë si mrekulli e shkencës bujqësore, të mbjellësh në fshat bimën e re të mandatit të tretë me emrin “aeroportum turistikum” dhe “fermeri që duam” të vej të vjel prodhimin që ….mos u habisni ….. janë bukë të gatëshme të pjekura për qejf. I gjithëanshmi shoku Edi , me këtë kultivar të ri, frut i thellimit të tij në nanobotën gjenetike të bimëve, do të shpëtoj bujqësin . S’do të jetë nevoja jo vetëm të importojmë grurë nga Sërbia si në kohën e Themije Thomajt por as të mbjellim grurë, mbill “aerodromus turistikus ramus” me kompanin Pacolli dhe shko korr bukë të pjekura.

    Votoni bujq të Shqipëris për shokun Rama si kusarqeverisës i mandatës së tretë të Ripjelljes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *