Një 35-vjeçar me iniciale L.H ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit për tregtim dhe prodhim në mënyrë të paligjshme të akullores dhe jashtë çdo kushti dhe standarti higjeno-sanitar.
Krahas tij, policia mësohet të ketë proceduar në gjendje të lirë bashkëpunëtorin tjetër, 61 vjeçarin e identifikuar vetëm me iniciale L.H.
Njoftimi i policisë:
“Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e prodhimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të artikujve ushqimorë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
L.H., 35 vjeç, banues në Tiranë
L.H., 61 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas të papajisur me licencë për prodhimin e artikujve ushqimorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundërligjshme produktin e akullores jashtë kushteve dhe standardeve higjeno-sanitare.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
Lëndë e parë për prodhimin e akullores
Dy makineri për prodhimin e akullores
Ngjyrues boje
Një sasi e konsiderueshme qumësht pluhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhimi i kudërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
j.l./ dita

Mos e bëni kaq alarmante këtë rast për prodhimin e akulloreve jashtë parametrave higjeno sanitare sepse në shqipëri çdo gjë jashtë parametrave është. .ky ju prishi punë apo doni të shisni akulloret e qelbura të kategorive të fundit që futen në shqipëri nga depot e Greqisë apo të Italisë? Shteti shqiptar është në shërbim të monopolit dhe jo të biznesit. .lëreni biznesin të lirë sepse konkurrenca i nxjerr vetë jashtë loje ata që nuk plotësojnë kushtet higjeno sanitare. .ato akulloret e shkrira dhe të ringrira brënda ambalazhit që po helmojnë me dhjetëra njërëz përse nuk i bllokoni apo ato i ‘plotësojnë’kushtet po ato frutat dhe zarzavatet kancerogjene? Po atë ujin që e shisni direkt nga boti si të jemi në afganistan apo në sahara apo ato janë brënda standardeve? ..