Videoja e gruas së pastrehë, Emily Zamourka, duke performuar “O mio babbino caro” nga opera Gianni Schicchi e Giacomo Puccini, u postua në Twitter nga Policia e Los Anxhelosit të premten e kaluar, me mbishkrimin: “4 milionë e thërrasin Los Anxhelosin shtëpi. 4 milionë hisotri. 4 milionë zëra… ndonjëherë ke nevojë të ndalosh dhe ta dëgjosh vetëm njërin, të dëgjosh diçka të bukur”.
Videoja u bë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe shumë nga komentuesit sugjeruan që ajo të bëhej një këngëtare profesionale e operës.
Pasi e ka dëgjuar Emily të këndojë, producenti i nominuar për çmimin “Grammy”, Joel Diamond, i ka ofruar sopranos së metrosë një kontratë për një album të mundshëm me këngë klasike.
Ende nuk dihet nëse zonja e pastrehë do e pranojë ofertën për bashkëpunim me producentin e njohur, teksa shprehet se akoma nuk mundet të besojë se videoja e saj është klikuar kaq shumë.
Ajo thotë: “Ditën e parë, nuk dija asgjë rreth shpërndarjes së videos sepse nuk kam internet në telefon. Është një telefon i thjeshtë. Pastaj njerëzit filluan të më thërrisnin duke më thënë ‘Hej, a e din që ke dalë në televizor?’”.
Nga an tjetër, një numër është hapur në “GoFundMe” për të ndihmuar Zamourkan. Deri më tani raportohet se janë mbedhur mbi 70 mijë dollar.
Emily Zamourka, 52-vjeç, është një violiniste dhe pianiste e trajnuar në mënyrë klasike. Ajo është rritur në Rusi dhe është shpërngulur në Los Anxhelos në vitin 1992, me qëllim që të realizonte ëndrrën e saj: të bëhej këngëtare.
Por në vitin 2016, asaj i vjedhin violinën, dhe Zamourka nuk mundi më të paguante as faturat dhe as qiranë e shtëpisë.
Këngëtarja tregon: “Ata e thyen, ata ma vodhën violinën time kur isha duke performuar në qendër të qytetit. Dhe kjo ishte momenti kur filluan të gjitha problemet”.
Kur mësoi për mbështetjen që njerëzit po i japin në rrjetet sociale, Zamourka tha: “Nëse është vullneti i Zotit që të ndryshojë jeta ime, atëherë do t’i lutem Atij dhe do të jem shumë mirënjohëse gjithë atyre që po përpiqen të më ndihmojnë të largohem nga rrugët dhe të kem vendin tim dhe instrumentin tim. Disi, ende dëshiroj të jem në muzikë”.
Ndërkohë ajo ka pranuar të performojë në një ngjarje të organizuar nga Shoqata “Italia e Vogël e Los Anxhelosit” këtë të shtunë, raporton Dita duke iu referuar mediave te huaja.
e.ll./dita
