Produkte jashtë standardeve, AKU merr masa në Korçë e Tiranë

J L

Agjencia Kombëtare e Ushqimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve kanë kryer kontrolle zyrtare ndaj furnitorit, që furnizonte me ushqim burgun e Drenovës në Korçë dhe atë të Tiranës.

Në rastin e Korçës është konstatuar se në një ngarkesë me mish prej 209 kg, 88 prej tyre nuk ishin shoqëruar me vulat përkatëse, siç parashikon ligji.

Ndërkohë në Tiranë, AKU së bashku me DPB-në kanë bllokuar mbi 2000 litra vaj në prag të skadencës, ndërsa ndaj furnitorëve janë marrë masa ligjore dhe penalizime me gjobë.

Njoftimet zyrtare:

Në kuadër të bashkëpunimit institucional mes Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për garantimin e sigurisë së ushqimit që u shërbehet një kategorie specifike konsumatori, janë ndërmarrë dy kontrolle zyrtare:

Më datën 02.05.2019, trupa inspektuese e AKU-së Korçë ka kontrolluar një ngarkesë mishi prej 209 kg, në një subjekt të kontraktuar për furnizimin e IEVP Drenovë, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se një pjesë e ngarkesës me këtë produkt në sasinë 88 kg nuk ishte e pajisur me shenjat identifikuese (vulën) të stabilimentit ku ishte kryer therja; dhe nuk shoqërohej me dokumentacionin përkatës (certifikata veterinare), siç përcakton legjislacioni në fuqi.

Ndaj subjektit, për shkeljen e konstatuar “Therje e kafshëve në kundërshtim me procedurën e parashikuar”, u mor masa administrative “Gjobë” në masën 100 000 (njëqind mijë) Lekë, si dhe masa administrative “Bllokim” për 88 kg mish viçi për asgjësim.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Sa mire kur kombinohet puna mes drejtuesve te institucioneve…ku ne ket rast z.Ismaili sjell nje risi ne ket drejtim me pervojen e tij edhe si ish drejtor i AKU, nder me te sukseseshmit nder vite!!

  • Dy pyetje per AKU-n:
    1-A e dini ju se furrat e bukes e prodhojne buken me miell kanceroz serb?
    2-A e dini ju se furrat e bukes e gatuajne buken me ujin e pa pijshem te ujesjellesit?
    Kaq mjafton,qe ne popull te hyje kanceri ne mase,nje GENOCID shteteror!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *