Profecia e përmbushur e Fidel Castros

redaktor

Ishte viti 1973. Richard Nixon sapo ishte betuar për mandatin e tij të dytë si Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe po përfundonte lufta në Vietnam.

Ndërkohë Fidel Castro, kishte 14 vjet që ishte kryeministër i Kubës dhe marrëdhëniet me vendin fqinj ishin inekzistente. Në këtë kuadër, një takim rastësor me gazetarët ndërkombëtarë provokoi që lideri kuban të bënte një parashikim që do të përmbushej 40 vjet më vonë.

Anekdota raportohet nga gazetari dhe shkrimtari argjentinas Pedro Jorge Solans, pas një bisede me Eduardo de la Torre, që aktualisht punon si taksist në ishull, por që në 1973-in ishte student në universitet.

Në atë takim me reporterët, gazetari Brian Davis, i një agjencie britanike lajmesh pyeti drejtuesin kuban: “Kur mendoni se do të rivendosen marrëdhëniet mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara, dy vende kaq të largëta pavarësisht afërsisë gjeografike?”. Castro e pa drejt e në sy dhe u përgjigj me zë të lartë që ta dëgjonin të gjithë ata që ishin në sallë. “Shtetet e Bashkuara do të dialogojnë me ne kur të ketë një president me ngjyrë dhe në botë të ketë një Papë latino-amerikan”.

Disa gazetarë qeshën, disa u befasuan, por asnjë prej atyre që ishte në dhomë nuk besoi parashikimin e Castro “Nostradamus”. Atëherë ishte e pamundur të mendohej se Barack Obama, një njeri me ngjyrë, mund të bëhej president i vendit më të pushtetshëm të botës.

Gjithashtu dukej e pabesueshme që një argjentinas të zgjidhje Papë kur përgjatë shekujve numri më i madh i Papëve kishin lindur në Itali dhe më konkretisht në Romë. “Dëgjo djalosh, asnjë nuk e besonte komandantin. Konferenca vijoi sikur pyetja e Davis të ishte një budallallëk.

Interesonte vetëm Vietnami, por si të mos i besosh njeriut që është ringjallur më shumë herë se Jezu Krishti?!”, theksoi Torre për Solans ndërkohë që tregonte këtë histori të çuditshme.

42 vjet më pas, presidenti Barack Obama, presidenti i parë me ngjyrë që shkon në Shtëpinë e Bardhë dhe Papa Françesku, Papa i parë latino-amerikan, me një Kubë të kryesuar nga Raul Castro, bënë të mundur një dialog që ka dhënë frutet e para me rihapjen e ambasadave në dy vendet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *