Disa profeci të çuditshme që kanë të bëjnë me ne shqiptarët

Ornela

Nga Moikom Zeqo

 

Ndryshe nga popujt e tjerë europianë, gjatë tërë historisë së tyre shqiptarët, me sa duket, nuk kanë nxjerrë profetë.

Në ç’kuptim?

Nuk përmenden në kronika figura shqiptarësh, që janë vetëshpallur si profetë, për të ndikuar në forma paralajmëruese, me ide apokaliptike, të ardhmen apo epokat e historisë së tyre.

Në popuj më të mëdhenj si francezët, anglezët dhe gjermanët shfaqja e profetëve ka qenë diçka e rëndomtë, ushtrimi publik i një lloj zhanri, të ngjashëm me fallxhorësinë, parashikimin e fatit etj.

Por dhe në popuj më të vegjël si tek bullgarët, serbët, rumunët, grekët, madje dhe malazezët, gjithashtu profetët nuk kanë munguar.

 

Përgjithësisht profetët shfaqen në epoka krizash. Janë krizat që i mishërojnë artikulimet e tyre, të çuditshme, fantazmagorike, të besueshme ose dhe të pabesueshme.

Po ja që shqiptarët, për arsye të mos arsyeve që nuk dihen, ose që nuk ka çarë kokën askush për t’i studiuar, nuk shquhen se kanë nxjerrë profetë as për veten e tyre as për popujt e tjerë.

Për të larguar dhe shmangur çdo keqkuptim, dua të them se unë nuk besoj tek profecitë.

Para disa vitesh lexova me përkushtim librin e një profesori të Universitetit të Izraelit, për dorëshkrimet sekrete të Isak Njutonit, një nga titanët më të mëdhenj të shkencës të të gjitha kohërave.

Isak Njutoni qe edhe një mistik i madh. Duke studiuar sipas principeve të numerologjisë frazat shumëkuptimshme të Apokalipsit ai ka profetizuar fundin e botës, afërsisht nga viti 2026.

Dorëshkrimet e Njutonit, të bazuara në kabalistikë ende nuk janë publikuar, por mbi to janë bërë shumë studime nga shumë dijetarë të planetit.

 

*****

Poeti francez Guillaume Apollinaire (Apolineri) ka patur miqësi proverbiale me Faik Konicën. Në vitin 1905 në vëllimin nr.9 të revistës Albania, Apollinaire ka botuar një shkrim të çuditshëm me titull “Një profeci bashkëkohore, që ka të bëjë me Shqipërinë”.

Kjo prozë e Apollinaire-t është një dokument shpotitës bërë nga ai për nje përmbledhje, të një broshure, prej 32 faqesh, të botuar më 1903 dhe, që Apollinaire e ka gjetur, në një nga rrugët e Parisit.

Dokumenti i çuditshëm do të rimerret prej Apollinaire-t, por tashmë në një formë të ndryshuar tek shkrimi i tij “La Vie anecdotique”, me titullin “Një profeci që ka të bëjë me Marokun dhe Tripolin” (ku përmendet dhe rasti i Shqipërisë) dhe që do të figurojë për herë të fundit në kapitullin 9 të romanit të tij  surrealist,“Gruaja e ndenjur”, ku personazh është një i quajtur Kanuri, ku Apollinaire ka koncentruar tiparet  e miqve të tij Faik Konica dhe Pablo Picaso.

Apollinaire, përshkruan një broshurë anonime të vitit 1903 prej 52 faqesh , ku shënoi 20 profeci që do të ndodhnin midis viteve 1906-1931. Këto profeci janë mbështetur në 2 libra të Biblës, në Librin e Danielit dhe Librin e Apokalipsit.

Ndër profecitë përmenden disa revolucione dhe luftëra si dhe krijimi i një konfederate me 10 mbretëri në vitin 1919, ngjitja në qiell e 144.000 të krishterëve më 26 shkurt 1924 ose në 2 shkurt 1926. Parashikohej zbritja e Jezu Krishtit në Jerusalem në 2 maj 1929 ,ose 9 prill 1931, etj.

Por ndër këto parashikime gati halucinante flitet se para vitit 1919 edhe Shqipëria do të shkëputet nga Turqia dhe do të jetë një shtet sovran më vete. Shqipëria përmendet dhe në një pasazh të dytë në faqen 9 ku duke u bazuar në disa përllogaritje në librin e Danielit mendohet se Shqipëria do të jetë e pavarur ashtu si Greqia “siç ka qenë dikur”.

Guillaume Apollinaire shënon:

“Shumë dijetarë kanë vënë re përparimet e gjuhës shqipe dhe pranojnë se së shpejti duhet të futen në të njëjtën radhë si dhe suedishtja. Mund të përfundojnë, se shqipja do të bëhet gjuhë e një shteti të formuar siç thotë profeti anonim.”

Një shkrim tjetër i botuar si Parathënie në librin “Shqipëria dhe Franca” (L’ Albanie et la France), të shkruar nga znj. Obri (Aubry) Apollinaire në 1905 e shpallte në mënyrë instiktive dhe të sigurt Pavarësinë e Shqipërisë.

Dhe kjo ndodhi në 28 nëntor 1912.

***

Pra, profetët anonimë francezë të broshurës së përhapur  në e Parisit, pa e parë Shqipërinë dhe pa e njohur popullin shqiptar, gjithsesi duket sikur e bënë në mënyrë intuitive një lloj parashtrimi të fatit të shqiptarëve.

Natyrisht një mendje shkencore ka një tjetër lloj konceptualiteti për këtë pikë inkandeshente të Shqipërisë.

Ndërkaq dua të tërheq vëmendjen e lexuesit se gjatë leximeve të mia kam takuar dhe disa raste të disa profecive të bëra nga profetë sllavë për fatin e mjegulluar të shqiptarëve të Kosovës.

Në 2 gusht 1994 unë e botova një shkrim me titullin “Parabola e horoskopëve”, që e kam përfshirë dhe në librin tim “Vetullat Hyjnore” i shtëpisë botuese Bota Shqiptare, 2012, faqe 97-101.

Profetët sllavë, madje dhe analfabetë mendonin se shqiptarët e Kosovës do ta fitonin lirinë e tyre në 1996. Në fakt tre vjet më vonë, në 12 qershor 1999 forcat e NATO dhe UÇK e çliruan përfundimisht Kosovën nga sundimi gjakatar serboid.

Natyrisht, e nënvizoj përsëri, se historia e lirisë së Kosovës, nuk ka të bëjë fare me profecitë, por me zhvillimet e brendshme dhe me atë rezultante të plotfuqishme të krejt historisë kombëtare por dhe rajonale për të arritur më në fund në një ngjarje të ndritur, epokale, që ndodh një herë në 2000 vjet, domethënë në Lirinë e Kosovës.

***

Dhe ja çfarë kam shkruar unë në 1994:

PARABOLA E HOROSKOPËVE:

Nga një traditë mijëravjeçare – tepër e skajshme dhe marramendëse, na vijnë shënimet e çuditshme për magjistarët ilirë, thëniet parashikuese të ngjarjeve të së ardhmes nga orakujt e tempullit pellazg të Dodonës, aftësitë tronditëse prej mediumi të madh të Pirros së Epirit.

Sipas Platonit disa magjistarë të famshëm thesprotë mund të ulnin edhe Hënën në thellësirat e një humnere të nëndheshme.

Në Mesjetë në Shqipëri dokumentohet se përdoreshin formulat poetike kabalistike, me aftësi shëruese magjike. Vetë astrologu i madh Nostradami, në parashikimet e tij ngulmon se në emrin Alba (nga ka gjasa që rrjedh dhe emri ynë etnik Albania), ka një strukturë të plotfuqishme të mbijetesës.

Edhe poeti anglez W.Blake-u, çuditërisht në emrin Albioni, me të cilin është thirrur në mesjetën e hershme Anglia, shihte një emër kabalistik të padyshimtë, të një Njeriu të Përjetshëm, një lloj Adami, apo Kadmi, nga nisin gjenezat e njerëzimit.

Dihet se legjenda e Kadmit të miteve të lashta lidhet edhe me gjenezat ilire.

Në tërë këto shpjegime ka shumë fantazi, muguj, pasaktësira dhe padyshim një poezi të pafund.

Në të gjallon ideja e pavdekshme e parashikimeve, e zbulimeve intuitive të së ardhmes, përcaktimi imagjinativ i një fitoreje dhe një triumfi, që ka mbetur përherë njëëndërr magjike.

Kjo forcë frymëzuese e parashikimit është rilindur dhe në ditët e sotme me turbullira, të politikës plot madhështi amatoreske dhe gjenialitet provincial të spikatur.

***

Më 24 dhjetor të vitit 1993 nga radio BBC korrespondentja Alida Berisha, na njeh me veprimtarinë e astrologut kroat, me famë botërore, Ivan Saviç, i cili veç të tjerave në studion e tij prej plebeu, në fakt, të pangjashme me studion princërore të Nostradamusit, kishte përfunduar dhe hartën astrologjie të Kosovës, dhe duke vëzhguar me akribi dhe shqetësim poetik situatat, lëvizjet e planetëve, influencat psikologjike dhe jetike të yjeve, sëmundjet e imponuara të kometave helmuese, pabesitë e njohura dhe të neveritshme të meteorëve etj. del në konkluzionin fatlum, se në vitin 1996 Kosova , do të bashkohet, më në fund, me Shqipërinë.

Ky zbulim i astrologut Ivan Saviç është mirëpritur nga të gjithë.

Janë rritur shpresat dhe siguritë dhe me thënë të vërtetën shpirtrat e politikanëve, që e quajnë çështjen kombëtare shqiptare si një atribut të tyre, janë lehtësuar dhe mbushur me ëndje të padyshimtë.

Planetët, yjet, universi astronomik, ndërmjet mesazheve astrologjie, ndërmjet lojës misterioze dhe të pakuptueshme, providenciale, magjike, punojnë në një “perpetum mobile” për bashkimin e dy pjesëve të shkëputura të një kombi të vetëm.

Ky kambial yjor është  dicka e pazëvendësueshme.

Parashikimi nuk është bërë nga shqiptarët, por nga një sllav, ndonëse kroat.

***

Në gazetën “Kosova” (13 korrik 1994, faqe 3) botohet një shkrim nga B. Zogjani, i cili bën të ditur për opinionin publik përmbajtjen e në libri me titull “Profetësia e Kremanit – çfarë ishte e çfarë na pret” të autorëve Dragolub Goluboviq dhe Dejan Melankoviq.

Këta autorë kanë mbledhur me durim shembullor thëniet e dy profetëve analfabetë të fshatit Kreman, rrëzë malit Tara. Profetët në fjalë kanë rrojtur 100 vjet më parë dhe sot fama e tyre parashikuese është në Zenit.

Kështu janë vërtetuar prognozat e këtyre analfabetëve të shenjtë për luftën serbo-turke të vitit 1878, rënien e dinastisë së Obrenoviqëve në 1903, Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, rënien e Austo-Hungarisë dhe të Turqisë në Ballkan, për shpikjen e hekurudhës, telefonit, televizorit, për tërheqjen e ushtrisë serbe në 1915 nga Shqipëria, për rrëzimin e carëve Romanovë nga Revolucioni i Tetorit në 1917 etj. etj.

***

Në librin “Profetëria e Kremanës” del se profetët paskan parashikuar me një saktësi kronometrime e kronologjike tëhabitshme dhe ardhjen e Titos në pushtet “në fron do të hipë njeriu me sy të kaltër, në një at të bardhë, i cili do të sjellë në Serbi një fe të re.

Ai do ta dojë shumë gjuetinë dhe papandehur në gjueti do të thyejë këmbën dhe kjo do të jetë vdekjeprurëse…

Paskëtaj vendin do ta udhëheqë një farë komisioni, po më nuk do të jetë çfarë ishte.

Pas kësaj do ët urrehet vëllai me vëllanë dhe do të mendojnë vetëm të këqija për njëri-tjetrin.

Në kufijtë tonë do të paraqitet një popull i ri e do të rriten ata njerëz nga toka ,si bari i livadheve, mbas shiut, po do të jenë punëtorë e të ndershëm dhe mërzisë tonë do t’i përgjigjen me mençurinë e tyre etj. etj.”

***

Autorët e librit “Profetëria e Kremanës” (botuar në 1986) konkludojnë se profetët analfabetë kanë pasur parasysh me këtë popull të ri pikërisht shqiptarët dhe se feja e tyre do të jetë irredentizmi shqiptar dhe se profetët kanë qenë të bindur se serbët do ët tërhiqen në veri dhe do t;i lënë të qetë shqiptarët.

Jam i prirë t’i besoj dhe t’i respektoj deri në fund profetët fshatarë dhe njëkohësisht sllavë të Kramanës, rrëzë malit Tara.

Vetëm kam frikë, se për shqiptarët, nuk duhet të jetë përdorur përcaktimi “një popull i ri”, se shqiptarët janë një popull tepër i lashtë dhe autokton në Kosovë dhe në këtë pikë nuk kanë se si të kenë ardhur më pas sllavëve.

Këtë profeci jashtëzakonisht të rëndësishme, të tërheqjes së serbëve nga Kosova, për fat të keq dhe të pikëllueshëm, profetët nuk e përcaktojnë në kufijtë të qartë kalendarikë.

Nuk dihet nëse astrologu kroat, njohës i disa gjuhëve të huaja Ivan Saviç dhe profetët analfabetë të Kremanës, të quajtur Milosh dhe Mitar Tarabiq kanë pasur ndonjë lidhje midis tyre, ndërmjet shenjave të përbashkëta të zodiakut, të horoskopëve astrologjikë, të njëjtë.

Dihet, se ndërmjet simboleve të njëjta të Zodiakut, njerëz, krejtësisht të panjohur më parë, janë bërë miq, madje janë martuar me femra dhe burra dhe në aspektin homoseksual (shumë të sensibilizuar të të drejtave të njeriut dhe të organizatave emblematike në Europë dhe në SHBA) janë martuar dhe martohen juridikisht, pra dhe seksualisht edhe burra me burra.

***

Unë kam respekt të pafund për profecitë, sidomos kur më pëlqejnë dhe më zgjojnë fantazinë e drobitur dhe më vënë në lëvizje arsyen, siç do të thoshte dyshimtari i pashërueshëm dhe rebel Blez Paskali.

Nuk dua t’ia jap kënaqësinë ateistëve të paturpshëm dhe jo tolerantë, që të më shajnë dhe të më quajnë mistik të vonuar , dhe alibik, që beson mendjelehtësisht besëtytnitë e rafinuara dhe marifetet e biznesit astrologjik të Ballkanit, të njohur në shekuj për orakuj të rremë.

Një gjë është e palëkundur në vetëdijen time të shqetësuar: çështja kombëtare shqiptare një ditë do të fitojë.

Do të realizohet, do të gjejë vetveten.

Nëse, të tërë ne, pjesëtarë të kombit shqiptar, jemi të bindur për këtë gjë, ahere nuk ka pse të përbuzim edhe horoskopët astrologjikë si një spektakël i padukshëm mendor i profecive dhe ëndrrave të gjata dhe të stërlodhura, po gjithsesi të pavdekshme.

Po kryesorja jemi vetë ne.

Është vetëdija jonë, projekti ynë shpirtëror i unitetit, i bashkimit, i ringjalljes, i shmangies së idiotësirave publike, i marrëzisë, të llojit të vetëlavdëruesve, që e ka tallur dhe Erazmi.

PO KUSH, MUND TË QUHET NË SHQIPËRI, ERAZMI, I TË GJITHË, NEVE?

 

 

 

 

Share This Article
12 Comments
  • Moikom,Popuj te medhenj dhe popuj te vegjel,sigurisht qe e kane kuptimin e tyre real,por ne konteksin tuaj,ju e injoroni kete kuptim.Simbas jush francezet,anglezet,gjermanet,na qenkan popuj te medhenj,por ne fakt,ju keni dashur te thoni se jane popuj me nje numur te madh banoresh-apo juam gabim.Ndersa popull i madh,mund ta quash ne ato raste kur paraqet vlera masive,te vecanta,qe dallojne shume ,nga te tjeret.Por megjithate,kam mendimin se populli-si numer kolektiv,nuk mund te quhet as i madh,dhe as i vogel.Fjala popull,paraqet nje numer te caktuar njerezish,qe jetojne ne nje vend te caktuar,pamvaresisht nese ky numer,eshte i madh,apo i vogel.Ky numer i njerezve qe jetojne ne cilindo vend te botes,natyrisht,ka (perfshin )ne gjirin e tij,vlera te ndryshme,qe ne teresine e vet,del me nje mesatare te vleresuar maksimalisht,duke i dhene edhe epitetin “Sovran”.Sovrani,si ne Angli-France,apo edhe ne Bullgari,Mal te Zi e tjera,pamvaresisht nga numuri i tyre,i madh,apo i vogel,quhet Sovran-kuptimin e te cilit edhe Moikomi e njeh,por cuditerisht,shprehjet popull i madh,apo i vogel,shprehin nje ndjenje inferioriteti,te rrenjosur thelle ne ndergjegjen e te neneshtruarve per nje periudhe te gjate,deri ne perjetesi.Nen kete ndjenje,nuk mund te flasim me per “liri”ne kuptimin real te kesaj fjale.Edhe fjala Profet,eshte shume i diskutueshen,bashke me pasardhesen e saj-Profeci.Te diskutosh per to,edhe Moikomit nuk do i mjaftonte koha.Por njerez te “vecante”qe lene gjurme ne histori,per nje periudhe shume te gjate,megjithe dyshimet dhe kundershtite e ndryshme,kane zene vendin e profeteve.Te mos shkojme thelle ne histori,por vetem Hitleri,Stalini,Mao Tce Duni,Enveri,e te tjere,popujt e tyre,i kane konsideruar,vleresuar dhe trajtuar njelloj me profetet (pamvaresisht,disa ndryshimeve te mevoneshme),Bile edhe sot e kesaj dite,sikunder shohim cdo dite ne media te ndryshme,shpesh cfaqen qarte ndjekesit e tyre,qe me superlativa,i ngrejne hosana,veprimtarive te tyre.Vete liria,ia jep te drejten cdo njeriu,te jetoje e te mendoje,simbas pikpamjeve dhe deshires se tij.

  • Ke haruar profetin e modh te shqyptareve te koheve moderne ish presidentij JARI trimin, i cili ka parashiku se populli shqiptar se shpejti do ngelet pa buke do mbaroje bereqeti, do hane bar te njome dhe te thate sic na mesonte komandanti qe la partine plot me komisare

  • Ky i gjori vazhdon te marrosset. Deri tashti duket si i parrezikshem ndaj vehtes dhe te tjereve, por per te qene mrena me mire lidheni e vendoseni nen mbikqyrjen e ndonje psikiatri.

    PS. Pavaresisht nga cdo gje tjeter, perse o Molotov sundimin gjakatar SERB, e suan sundim gjakatar SERBOID? A nuk e di ti qe prapashtesa qe perdor ti ne kete rast do te thote “gjoja”, si psh elipsoid (gjoja elips), nga e ke pare ti qe at qe shtypen Kosoven ishin gjoja serbe? Ishin serbe me gjak e gjiri.

  • Shqiptaret nuk kane nxjerre profete se nuk kane qene popull besimtar,
    kane qene me shume njerez praktike dhe nuk i besonin fare ato perrallat e fese

  • Pak te duket ilir hajduti si profet ,lajmetar i termeteve,apo gruaja e tij fallxhore munika qe paralajmeron stuhit e tufanet e shqiptareve e te rinjve ne amerike qe po gjeten grua(apo burre)nuk kthehen,apo pak te duket cizmja e saj si ne kohen e lashte qe ruheshin nga njeriu me nje sandale…
    Pak te duket sali shpellari qe paralajmeron revolucionit dhe ecen ne gjurmet e enverit…
    Apo te duket pak kryetari jot fatos qe thoshte cdo njeri e ka nje babe…
    Apo kryetari jot(qe e ke tradhtuar)i sotem qe po mbush gropen e Bodes dhe e cakton ne banke….
    E sa e sa profeta si luli,filizof nardi,lubonja,rakipi,e ca kadrira me shumice…..

  • Duke marre shkas nga ky shkrim interesant une po tregoj nje fakt qe e kemi biseduar ne rrethe te ngushta miqsh.Nje djale i nje miku te familjes ishte student ne shkollen e oficerave dhe here pas here i kishte qelluar te bente roje naten te varri i Enver Hoxhes.Nje nate duke ndenjur ne kembe sikur kishte dremitur pak ashtu si ishte dhe per pak caste i ishte dukur sikur Enver Hoxha ishte ngritur dhe dukej i shqetesuar.Djali e pyeti pse ishte i shqetesuar dhe Enveri ju pergjigj duke i thene qe shoh nje anije te zeze qe vjen drejt vendit tone.Ne ate moment studenti ferkoi syte dhe kuptoi qe kishte dremitur pak caste.Kete histori si e thashe me siper e kemi te treguar nga babai i djalit qe ishin miq te familjes time qe ne vitin 1988-te.

    • me nje fjale duke bere roje e kishte zene gjumi e kishte pare enderr. Me fal po njerezia kur flene edhe shohin endrra, pastaj a i shohin me gomere qe fluturojne, apo me Enver qe mban fjalime, endrra mbeten.

      • Po e vertete qe njeriu mund te shohe enderr kur fle po interesante eshte qe zgjati vetem 2 vjet dhe filluan rremujat ne vend.

        • Cfare zgjati vetem dy vjet se nuk po te marr vesh mire? Apo qe Nexhmija beri vetem dy vjet burg kur duhet te ishte akoma ne burg apo t’i kishin dhene gjysmen e lekut me kohe.

  • Për profet ndoshta jo por pejngamber po kush ka jetu në Kosovë nga vitet 1991-93 ka patur mundësi me të madhe të dëgjojnë për Ibrahim Rugovën si pejgamber një nga parashikimet e tij ishte se në rastë lufte në Kosovë ajo do të zhduket mbrenda dy orësh nga Serbia !

  • Pirdh se lirohesh o Zeqo!

    Shqiptaret jane besimtare monoteiste dhe s’kane nevoje per profet!Profetet e kane mbyllur deren me profetin Muhamedin1600 vjet perpara!
    Isak Njutoni parashikoi se Lufta kundra Antikrishtit do te filloje ne 2060.Dhe Njutoni nuk eshte marre me Kabalizem . Me kabalizem merret Xhorxh Sorros! Kabalizmi eshte magjia e Zeze e paganeve çifute qe kane si Zot – perendine Baal (Djallin ne formen e nje statuje me koke viçi ).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *