Sezoni i nxehtë, sipas ekspertëve të karrierës, shpesh sjell mundësi të favorshme dhe të ardhura të konsiderueshme. Për shembull, Studentët, të cilët kërkojnë të ardhura shtesë, janë një kategori e konsiderueshme e këtij punësimi, që rezulton shpesh shumë efektiv për eksperiencën dhe edukimin.
1. Kujdestaret e fëmijëve
Kur fëmijët nuk shkojnë në shkollë gjatë pushimeve të verës, prindërit, të cilët punojnë larg familjes, shpesh detyrohen të pajtojnë persona të cilët mund të kujdesen për ta gjatë kohës së mungesës së tyre. Gjatë sezonit të verës, prindërve iu duhet të punësojnë persona në mënyrë private ose me anë të lehtësirave profesionale.
2. Shërbimet në restorante
Në një kohë me diell, rritet edhe dëshira për të frekuentuar restorantet, çfarë do të thotë se njerëzit do të gjejnë 100 arsye për t´u ushqyer jashtë gjatë gjithë sezonit.
3. Shitës
Të punosh në sektorin e shitjeve me pakicë është një sipërmarrje, e cila po tërheq gjithnjë e më shumë persona, duke qenë se është një vend i cili të aftëson lidhur me sjelljet ndaj konsumatorëve. Të punësuarit mund të shërbejnë në sektorë të ndryshëm, pasi konsumatorët kërkojnë ndihmë në zgjedhjen e garderobës së verës, pajisjeve të plazhit, por edhe për mjetet shkollore pas pushimeve. Pa përmendur këtu një sërë bagazhesh, të cilat çdokush do të dojë që t´i blejë si pajisje sportive, grilën e mishit etj. < 4. Ndihmësit e zyrës Edhe duke punuar në një zyrë do t´ju duhet të vishni një kostum, në mos qoftë ai i plazhit. Do të shikoni se shumë zyra gjatë kësaj periudhe shtojnë numrin e punonjësve. Punonjës të shumtë shkojnë me pushime duke e lënë vendin bosh për pak kohë, madje kompanitë në këtë sezon mund të kenë projekte të cilat nuk i kanë përfunduar ende, dhe një gjë e tillë mund të kërkojë punësime të reja. 5. Hotelet dhe komplekset turistike Të gjithë ata të cilët duan të kalojnë një kohë të konsiderueshme larg streseve të përditshme do të kërkojnë të akomodohen në hotele apo edhe resorte, të cilat ofrojnë një shumëllojshmëri shërbimesh. Dikush mund të preferojë të punësohet në zyrën e informacionit ose në shërbimin e mikpritjes për nevojat e vizitorëve. 6. Ciceron në parqe ose muze Koha e pushimeve nuk është vetëm det dhe rërë, por edhe vizita të ndryshme në mjedise historike apo edhe kulturore. Muzetë apo edhe parqet arkeologjike janë të mbushur me të punësuar, udhërrëfyes ose ciceronë, të cilët paguhen mirë, por edhe persona, të cilët tregtojnë suvenire të ndryshme.
