Me prezencën mediatike ndoshta më të madhe në botë, qeveritarët tanë gjejnë kohë të flasin gjithë ditën për të gjitha llojet e fantazirave, gënjeshtrave, absurditeteve nga më pikantet, duke filluar nga renditjet që na vendosin në vendet e para në botë e deri te numri i këmbës së kryetarit të opozitës. Por flasin shumë pak ose aspak për atë që është detyra e tyre kryesore: punësimin real, pa të cilin të gjitha deklaratat për suksese ekonomike janë broçkulla. Një “profesion” me qindra dhe mijëra të punësuar dhe me të ardhura maksimale gjithsesi e kanë krijuar: quhet “vjedhës votash”. Është një profesion i nisur herët nga partia e Berishës dhe që ka ardhur duke u sofistikuar: ka gjasa që së shpejti në ndonjë nga bastionet e PD-së të hapë dyert ndonjë universitet i ri, ku ‘specialistë’ tashmë të kualifikuar dhe brezi i ri që do të marrë stafetën, të diplomohen për vjedhje votash.
Për herë të parë me këtë “profesion” jam ndeshur në zgjedhjet e vitit 1991. Rastësisht isha prezent pak para mbylljes së kutive të votimit në fshatin Juban të komunës Guri i Zi të rrethit Shkodër. Kur po vinte momenti i mbylljes së kutisë së votimit, pra mbyllja e procesit, hoqën dritat. Mbas kësaj u bë largimi i përfaqësuesve të forcave të tjera politike diku me të mirë e diku me të keq, dhe “procesi vazhdoi” deri në përfundimin e numërimit prej ku fitoi dukshëm forca politike që kishte patentën e kësaj shpikjeje. Ne tifozëve të demokracisë dhe sistemit që rrjedh nga zbatimi i saj, veprime të këtij lloji na habitën dhe sidomos na zhgënjyen. Por ata që u morën me procesin e lartpërmendur, natyrisht nuk e kishin pjellë të vetën. Në vitet më pas e ndjekur nga rreziku i lënies shpejt të pushtetit, e vulosur kjo me votimin kundër që bëjnë në vijimësi shqiptarët kundër Berishës, kjo forcë politike e hodhi në treg për përdorim masiv shpikjen e vet tashmë të provuar në shumë qendra votimi: vjedhjen e votave.
Edhe sot në vend që të merren me problemet madhore dhe të shumta që ka një vend i keqqeverisur, kjo forcë politike ka adaptuar vetëm një pikësynim: si të sigurohen votat pavarësisht nga dëshira e votuesve. Me çdo mënyrë, me çdo rrugë, duke mos u ndaluar para asnjë shkeljeje, duke abuzuar në çdo gjë dhe kudo. Me këtë qëllim në kokë, që tashmë është kthyer në obsesion, siç dëshmojnë ngjarjet e fundit me KQZ-në, PD dhe lidershipi i saj i kanë bërë dëme të tmerrshme vendit:
Është lejuar të shpërdorohet çdo gjë nga pasuria e shtetit monist;
Është lejuar zënia dhe pastaj pushtimi pa kthim i pronave të ish-pronarëve;
Është lejuar ndërtimi pa asnjë kriter urbanistik në shkelje të plotë të të gjitha akteve ligjore dhe nënligjore;
Është lejuar të hysh në punë në administratë pa patur asnjë aftësi vec të sipërpërmendurës;
Është lejuar të mos paguash apo të kesh lehtësira në taksa dhe tatime;
Është lejuar të fitosh pa konkurencë, pa meritë dhe në shkelje të të gjitha ligjeve e rregullave tendera, kompensime apo ndihmë ekonomike; të punosh me kohë të pjesshme, edhe në detyra të rëndësishme si drejtorë drejtorie e deri në detyra të thjeshta. (tashmë dihet se në Shkodrën tonë ka me dhjetëra dhe qindra persona me emra, adresa dhe targa makinash, që marrin rrogën në ndërmarrje dhe institucione të ndryshme pa u paraqitur në punë, siç ka me dhjetëra të tjerë që marrin ndihma ekonomike të pamerituara apo favore fiskale).
Dhe të gjitha këto mbështetur vetëm në një kriter: të njohësh dhe të vësh në zbatim profesionin tashmë shumë të suksesshëm të vjedhësit të votave.
Vjedhja e votave tashmë tentohet qysh në manipulimin e listave zgjedhore nëpërmjet shpërndarjes së votuesve në adresa të paqena votimi në disa qendra, votimi në emër të emigrantëve dhe të indiferentëve me karta dhe certifikata të falsifikuara etj, etj. Manipulohen, shantazhohen, paguhen me të gjitha mënyrat edhe anëtarët e proceseve të numërimit nga këta profesionistë që shpeshherë janë kontigjentë kriminalë. Janë ofruar pagesa për anëtarët e komisioneve të numërimit vetëm për të qenë indiferentë në proces ose për të mbyllur sytë kur kutitë e votimit janë ndërruar natën nëpër banjat e ambienteve ku është kryer procesi i votimit. Vjedhësi i votave vepron edhe duke i detyruar arsimtarët të lënë mësimin me preteksin e ekskursionit në Tiranë, për të qenë pjesë e detyrueshme e aktiviteteve të PD-së apo mbyllja e shkollës për të mbushur sallat bosh të kësaj force politike.
Vidhet vota duke i dhënë leje të inkriminuarve për të qenë të pranishëm në procesin e votimit në mbështetje të PD-së në pushtet. Vidhet vota, duke i shantazhuar punonjësit e administratës me fotokopje të dokumenteve të identitetit dhe me detyrimin për të shkuar në grup në aktivitetet e PD-së në shkëmbim të ruajtjes së vendit të punës. Vidhet vota, duke i zëvendësuar në shumicë drejtorët dhe nëndrejtorët e arsimit me votues të detyrueshëm të së djathtës në shkëmbim të privilegjeve.
Është tashmë e qartë si po agravohen këto probleme tek ne. Por është gabim të vazhdojmë të lejojmë kjo gjendje dhe ta pranojmë si fakt këtë shfaqje të shëmtuar. Jemi të shantazhuar, hallakatur, mashtruar, gënjyer nga një strategji mediatike gënjeshtrash dhe relativizimesh si e vetmja mënyrë, e përsëris, aktuale qeverisjeje. Qytetari i thjeshtë po ndihet i hutuar dhe pa rrugëdalje dhe nën këtë presion ai nuk voton. Edhe kjo është vjedhje votash.
Vidhet vota edhe duke i zëvendësuar nëpër institucione të rëndësishme specialistët me militantë partie që plotësojnë vetëm një kusht: janë votues të PD-së. Vidhet edhe duke e shantazhuar specialistin e shëndetësisë, i cili mendon ndryshe, por rezervohet për të qenë pjesë e aktiviteteve të së majtës: janë detyruar me qindra punonjës të kualifikuar të mos marrin pjesë në aktivitete politike, qoftë edhe si dëgjues, sepse penalizohen. Penalizohen me të gjitha mënyrat dhe format, që kjo pjesë e elitës intelektuale të vendit të qëndrojë pasive. Të gjithë e dimë se ky popull ka nevojë për ta, sepse nuk ka dhe nuk do të ketë demokraci vetëm me një forcë politike, sepse me një forcë politike na kthehet monizmi, antivlerat e të cilit i kemi “shijuar” e po i shijojmë 20 vjet më pas përsëri.
5 Comments
Sot stacionet italiane , ne darke kane nje emision …. Italia pyet. Lihet te kuptohet se do te qahen hallet e njerzve . Ketu shohim c, do te hene dhe te ente te njejtet drejtues emisionesh , qe pyesin te njejtet ” opinionistesh” qe ju pergjigjen te njejtave pyetje me te njejtat pergjigje . a do te kete edhe ketu njehere nje emision te tille ……. shqiperia pyet dhe kerkon llogari ? Nuk e besoj sa jane keta njerez neper kembe . Nuk eshte ndonje hata e madhe ” kopimi ” i programit te PS per heqjen e tatimit mbi page ( kryeministri nuk e di se c, eshte , se e tha gabim ) . Le te dale Ps dhe te tjera parti dhe t,u thone njerzve a do ta vene drejtesine ne vend , a do to denojne te korruptuarrit , ministrat , kryeministrin , a do ta kthejne besimin e popullit ? Ne kete pike Saliu nuk i kopjon dot . Por te jene te ndershem dhe ato qe thone sot te mos i harrijne neser . Vetem atehere do te fitojne . Le ta shpallin kete program dhe Saliu nuk i kopjon . Por kam shume frike se nuk e bejne dot , se vertet nuk do ti bejne keto gjera . ashtu si heret e tjera , kur sa kane ardhur ne pushtet i kane harruar premtimet . Le ti bejne keto ne 2013 qe ne 2015 te kene fituar besimin e popullit se te pakten kete rradhe ekane seriozisht
E lexova me vemendje atikullin tend Genc,ne kete artikull dalloj dicka,hajduti therret kapeni hajdutin,ti more shok me duket se i ke harrue pislleqet dhe vjedhjet e pronave qe ke bere ne hipoteken e Shkodres,por kjo qeveri ka nje faj karshi teje,qe nuk te ka fut ne burg per hajduterite qe ke bere por,sic duket kane qene edhe keta te implikum me ty dhe kane bere demek se nuk shohim,Ti genc lene moralin se asht ma mire mos me fol kur nuk te ngacmojne,themi ne ne Shkoder mos e nguc grethin me krande,apo jo?Po deshte ma shum me thuj se ti tham,ok?
zonjushe ose zoti greth ,
mesa di une genc uruci mbasi ka punu per 2 vjet drejtor ne kat te dyte
te nderteses se hipotekes , ka 8 vjet qe punon ne ate ndertese ne zyre private ne kat te pare,shko takoje e sqaroje sa prona tka vjedh ty e shokeve te tuj.
Te fala frani.
O zenjush fran,un e kam taku dhe ja kam than ne sy edhe ja tham 100000000 here,vetem uruct nuk i ka pas noj here frike kush ne shkoder,ti ne qofte se ke marr noj cop prej tij ban mir qe e mbron.
mos u merzisni ju qe meriten e shihni te frika. nuk eshte ai qe i ke friken qe duhet vleresuar dhe kete do ta kuptoni sapo te hik nga pushteti kryeklanori qe ka prishur genin shqiptar e pastaj do shihni ku do futeni. ata qe kane vjedhur pa pasur frike se kane kryehajdutin ne maje qe i jep zemer e i shtyn per te bere qelbesirlleqe ,vec brimat e haleve neper biruca do ju thone mire se erdhet …..