Klaudia Xhika tani po mëson të bëjë akullore: me çokollatë, vanilje, arra, por edhe pralina, çokollatat e vogla me shije nga më të ndryshmet.
Gazeta gjermane, RP, ka bërë një reportazh për vajzën shqiptare nga Elbasani, që tani punon në pastiçerinë Seeger në Nettetal.
22-vjeçarja ka vetëm disa muaj në Gjermani.
Edhe pse ka vështirësi akoma me gjuhën, shefja e saj, Ulrike Seeger është shumë e kënaqur.
“Është e zellshme dhe e përkushtuar. Tamam për këtë vend pune,” thotë Seeger, që drejton pastiçerinë e themeluar në vitin 1895.
Ajo është gjenerata e katërt që e drejton atë.
“Por prej vitesh nuk gjenim asnjë profesionist të motivuar,” ankohet Ulrike Seeger.
Shumica e tyre qëndrojnë vetëm disa javë aty.
“Pastaj vënë re se puna është e vështirë. Nuk u pëlqen të ngrihen herët në mëngjes, të komunikojnë në mënyrë miqësore me klientët”.
Kur një ditë në derën e pastiçerisë u shfaq Xhika.
Ajo ka ardhur në Gjermani me një vizitë turistike.
Vajza nga Elbasani ka mbaruar për mami në Shqipëri.
“Por atje nuk kishte punë,” thotë ajo.
Edhe në Gjermani e kishte vështirë të gjente punë si mami.
Tek pastiçeria nuk fillonte dot punë për shkak të vizës turistike.
Asaj i duhej një vizë pune, por duhej të kalonte disa burokraci.
Në ambasadën gjermane në Tiranë i thanë se duhej edhe një garanci prej 10 mijë eurosh.
Por politikanët vendorë ndërhynë dhe për këtë nuk u fol më.
Xhika tani është e lumtur me profesionin e ri.
“Ndërkohë po përmirësoj gjermanishten dhe jam e çliruar,” thotë ajo.
Shpresa e saj?
“Ndoshta të hap një restorant timin”./MAPO

Njè “ekskursion kombètar me turne” nè Gjermani, me tè drejtè qèndrimi dhe punèsimi 2-3 vjetor, do ishte ndihma mè e madhe pèr zhvillim qè ka pèrjetuar ky vendi ynè.
Ca e koklavitur kjo nismè, nga ana organizative por njè hap nè drejtimin e duhur, kur mendon efektin e qè ajo ka pèr tè ardhmen.
Èshtè rrumpalla dhe babèzia jonè primitive, kur jetojmè sè bashku, pamundèsia jonè pèr tè njohur ligj e rregull, kur mungon shpata tek koka, ajo qè na ka degraduar neve si komb deri nè kètè aspekt, saqè tè na duket njè “histori suksesi”, punèsimi nè njè èmbèltore nè Gjermani dhe tè mèsuarit e pèrgatitjes dhe shèrbimit tè saj.
Akullore, kemi bèrè ndèr vite ne shqiptarèt. Edhe pèr tè shèrbyer me profesionalizèm, nuk kemi patur nevojè eksperience.
25 vjet “lojè” me arushèn e Vuçidolit, e kthyen kètè vend nè njè shpellè tè errèt, ku jo vetèm akullorja u prish por gjuha e mèmès, na shkojè nè tè sèmès.
Unè personalisht, nuk dua tè shkoj nè Gjermani. Do rri kètu dhe do kènaqem çdo ditè me fotografitè e Xenit qè lahet me belevrekè nè Kroaci, me Arminèn.
Suksese Klaudia dhe tè priftè e mbara atje ku ke shkuar.
Respekte . Koment i sakte dhe pa emocione . Ky eshte raliteti
Shume mire qe qenka regulluar se qenka edhe alamet vajze .
Urime urime dhe ti shkoje jeta mbare !
Ja eshtu tu siguroheshin viza pune te rinjve shqiptare dhe te punonin ne Gjermani ,se aty edhe do mesonin zanate por edhe do krijonin nje mireqenie per vete dhe per familjet e tyre