Profesor Ali Dhrimo gjuhëtar dhe studiues i shquar

Ornela

Dr. Arqile Veshi

Sot mora të shkruaj mbresat dhe kujtimet për bashkëmoshatarin, bashkëfshatarin, mikun dhe intelektualin e mirëfilltë profesor-doktor Ali Dhrimo nga fshati Çoraj aktualisht i përfshirë në territorin administrative të Bashkisë Himarë. Ai shtrihet në lagjen e lumit të Borshit në pjesën lindore të vargmalit të Vakajve dhe kufizohet: në veri me fshatin Kuç, në lindje me fshatin Fterrë në jug dhe juglindje me fshatin Borsh. Pra, me një pozicion gjeografik sa të bukur dhe të vështirë për të jetuar, në të cilin u lind, u rrit dhe u edukua Ali Dhrimo për të cilin kam nderin dhe detyrimin moral e shpirtëror për të hedhur sado pak dritë mbi figurën e këtij personaliteti shoqëror në kuadrin e përvjetorit të ndarjes nga jeta e tij.

  1. Aliu si bashkëmoshatar dhe dashamirës për fshatin e bashkëfshatarët

Fakti që Aliu lindi në marsin e vitit 1939 në një familje të varfër ekonomikisht si gati të gjitha familjet në fshatin Çorraj të cilët e përballonin jetën me vështirësi e duke punuar si argat edhe në vende jashtë territorit të fshatit për të plotësuar nevojat bazike për të jetuar e për të siguruar bukën, pasi me prodhimin vendas fshatarët siguronin rreth 50-60 përqind të nevojave vjetore, ndërsa për produktet e tjera as që bëhej fjalë për të patur ndonjë standart të përcaktuar. Kësaj varfërie të skajshme ju shtua edhe fillimi i Luftës së Dytë Botërore që për Shqipërinë njihet  si datë historike fatkeqe Prilli i vitit 1939, kuptohet se në ç’kushte u rrit Aliu dhe bashkëmoshatarët e tij në fshatin Çorraj që gjatë periudhës gati 5 vjeçare që vazhdoi lufta fëmijët e asaj periudhe me përkujdesin e nënave e baballarëve të tyre u rritën më shumë nëpër pyje se në banesat e tyre pa asnjë kusht minimal për jetesë. Pikërisht për këtë të vërtetë të hidhur duke biseduar me Aliun në Tiranë për sakrificat e nënave tona se si ato na kanë rritur e shpëtuar jetën, ai në mënyrë të përmbledhur e përcaktoi atë periudhë afërsisht në këtë mënyrë: “Dëgjo Arqile më thotë përderisa neve nuk vdiqëm në atë periudhë që të porsalindur filloi lufta dhe varfëria ekstreme ekonomike e familjeve tona nuk besoj se do vdesim ndonjë herë”. Natyrisht me këtë nuk duhej të thoshte se jemi të pavdekshme por për të treguar  vështirësitë e paperceptueshme për ditët tona.

Pra, në këtë mjedis familjar dhe shoqëror u lind e u rrit Ali Dhrimo i cili shkollën fillore pas çlirimit të vendit e kreu në fshatin e lindjes në Çorraj, ndërsa shkollën 7-vjeçare në fshatin Kuç rreth 5-6 km larg vendlindjes. Natyrisht që për brezat e sotëm është e pabesueshme për vuajtjet e sakrificat që bëri Aliu për të mbaruar shkollën 7-vjeçare në Kuç, por unë do mundohem ta përshkruaj atë ashtu si ishte e vërteta pasi duke qenë bashkëmoshatar patëm të njëjtin fat për të marrë sadopak dije të përballonim ato sakrifica dhe në atë moshë. E them këtë se si rregull nga shtatori në nëntor dhe nga maji në qershor që do të thotë 5 muaj nga 9 muaj që vazhdonte shkolla ne shkonim dhe vinim më këmbë nga Çorraj në Kuç duke përshkruar rreth 10-12 km rrugë çdo ditë, të ushqyer e të veshur mjaftueshëm sa që kur ktheheshim na merrte aq shumë uria sa që kur vinim afër fshatit nuk mund të duronim nga urija dhe shpërndaheshim si zogjtë në pemë të ndryshme për të gjetur ç’të mundnim për t’u ushqyer. Por kur bashkohet dëshira me inteligjencën natyrale të çdo individi kapërcehen vështirësitë dhe arrihet dëshira dhe objektivi që ka secili, gjë e cila karakterizon gati çdo Çorrjati, pasi ata pas çlirimit të vendit bënë përpjekje të mëdha për ngritjen e nivelit arsimor e kulturor dhe të zhvillimit të gjithanshme të tyre dhe u arrit që sipas statistikave të kohës u konstatua se nëse në prag të çlirimit të vendit nuk kishte nga fshati asnjë djalë apo vajzë me arsim të lartë, në vitin 1984 ose pas 40 vjetësh në një fshat me rreth 60 shtëpi, kishin marrë arsimimin e lartë 177 vetë, nga të cilët 39 vetë inxhinierë 36 vetë ekonomistë, 22 vetë agronomë, 64 vetë arsimtar dhe 16 vetë në fushën e mjekësisë si dhe 226 vetë me arsim të mesëm. Sipas këtyre të dhënave për këtë periudhë që analizojmë rezulton se kanë mbaruar arsimin e lartë e të mesëm mesatarisht 6 vetë për çdo familje.

Pikërisht në këtë mjedis arsimdashës u rrit e u edukua edhe Ali Dhrimo që me zgjuarsinë që i kishte falur natyra, vullnetin dhe këmbënguljen skrupuloze që kishte për t’u shkolluar si dhe duke vlerësuar të kaluarën nga vinte e objektivat për ku duhej të arrinte bëri që ai të përfundonte shkollat e çdo cikli me rezultate të larta dhe të arrijë në ato nivele për të marrë e merituar titullin e lartë “Profesor Doktor” Ali Idris Dhrimo.

  1. Roli dhe kontributi shoqëror e shkencor i Profesor Ali Dhrimos

Duke vlerësuar karakterin, këmbënguljen për arritjen e synimeve që ai i vinte vetvetes dhe zgjuarsinë natyrale si dhe përbërjen patriotike të familjes pasi xhaxhai i tij Toger Demir Dhrimo humbi jetën duke luftuar për çlirimin e Tiranës në nëntor 1944 dhe i shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Aliu pasi mbaron arsimin e mesëm dërgohet nga shteti Shqiptar për studime të mëtejshme në Laipcig të Gjermanisë.

Vlerësimi që ju bë e meritoi dhe e justifikoi plotësisht me punë, duke lënë gjurmë në rrugën studimor-shkencore. Kështu ai pasi përfundoi studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në vitin 1963 në Fakultetin Histori-Filologjik për shkak të rezultateve të larta në mësime, emërohet në Institutin e Gjuhësisë dhe të Historisë në sektorin e gramatikës e më vonë në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” si redaktor në redaksinë e veprave seriale. Për një periudhë të gjatë kohore prej 12 vjetësh ka kryer detyrën e kryeredaktorit të revistës “Gjuha Jonë” pranë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, ndërsa  nga viti 1992 deri në vitin 1998 ka kryer detyrën e Dekanit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja e më pas shef i departamentit të Gjuhës Gjermane në këtë fakultet. Falë nivelit profesional, kërkesës së llogarisë dhe figurës morale të tij, ka bërë që brezi i studentëve të dalë nga dora e Aliut të dallonin nga të tjerët e për pasojë autoriteti dhe respekti për të ishte gjithmonë e më shumë në rritje.

Profesor Aliu, krahas punës zyrtare në vartësi nga funksionet që ka kryer nuk ka lenë pas dore edhe punën studimore-shkencore, kështu pasi plotësoi kreditet e kërkuara në vitin 1986 mori titullin “Doktor i Shkencave” dhe duke u thelluar në veprimtarinë shkencore në vitin 1994 mori titullin e merituar “Profesor në Gjuhësi” pasi njihte dhe fliste mirë gjuhën gjermane si dhe gjuhën angleze dhe atë rusishte.

Ndonëse ai ka shumë punime apo edhe dorëshkrime por unë duke ju referuar librit “Çorrajt, traditat dhe njerëzit e tij”, me autor Jorgo Melica, rezulton se Profesor Aliu ka lënë trashëgimi për shoqërinë shqiptare punime me vlerë shkencore, pedagogjike dhe shoqërore. Kështu ai ka hartuar dhe botuar mbi 140 shkrime (vepra, monografi, artikuj, publicistikë dhe përkthime) për probleme të gjuhës, kulturës, folklorit dhe të botës shqiptare në përgjithësi, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Midis shkrimeve të tij përmendim ato që lidhen direkt me krahinën e Labërisë, si: monografi për emrat e vendeve të Kurveleshit (në “Studime Filologjike” 1973-74), dy kumtesat në dy konferencat albanologjike (1968 dhe 1981),për emërtimet e vendeve të Kurveleshit dhe për emërtimet e Labërisë si dëshmi e unitetit tonë kombëtar dhe kumtesën për emërtimet e fshatit Çorraj (“Kultura Popullore” 1985). Por veprat fondamentale të tij janë: Fjalori gjermanisht – shqip, (viti 1999), Fjalori shqip-gjermanisht (viti 2005), dhe fjalori sinonimik, e vendosin Aliun në një nga specialistët më të mirë të gjermanishtes, por dhe një nga njohësit dhe studiuesit me të mirë të gjuhës shqipe, i cili në tërë veprimtarinë studimore i lë gjuhës shqipe rinisë studenteske, intelektualëve, vepra monumentale,te cilat, do të qëndrojë në shekuj, bashke me emrin e tij. Në vitin 2008, botoi në dy vëllime të gjithë veprimtarinë studimore “Për shqipen dhe Shqiptarët”në të cilat bie në sy jo vetëm larmia e temave, por dhe trajtimi i tyre me kompetencë shkencore. Ali Dhrimoja, si thotë Profesor Shaban Demiraj: “është një ndër ata studiues të suksesshëm që numërohen me gishta në vendin tonë” Ka mbajtur shumë kumtesa dhe ligjërata, në kongrese, në konferenca, në takime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare,dhe në universitete, si në Gjermani, Austri, Angli, Zvicër, Poloni, Kosovë, Maqedoni e Greqi e të tjera.

Pra ky është Ali Dhrimo si qytetar, si intelektual dhe shkencëtar në fushën e gjuhësisë, vepra e të cilit unë mendoj se përbën një kontribut të rëndësishëm shoqëror për sot e në të ardhmen, prandaj edhe nuk duhet harruar si nga familjarët, bashkëfshatarët të cilët sikur thjesht të mblidhen kudo që janë e të kujtojnë thëniet e mençura dhe shakatë me krip të Aliut jo vetëm do nderojnë e kujtojnë atë por edhe do argëtohen për vete. Po kështu organet e pushtetit vendor si në Tiranë, Sarandë e Himarë nderojnë vetën e tyre që të përjetësojnë me emrin e Aliut një institucion arsimor apo objekt social-kulturor, ndërsa Akademia e Shkencave dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja mund e duhet të bëjë objekt studimi e rivlerësimi të veprës shkencore të Profesor Ali Dhrimos e plotë forma për të kujtuar e vlerësuar njerëzit që e meritojnë atë.

Share This Article
5 Comments
  • Nje Bashkekohes qe na impononte ta pasonim !

    Se pari falemindert i nderuari Dr Arqile Veshi per kete sjellie qe na beni per Pr e enderuar Ali Dhrimo,qe fatkeqesisht na eshte ndare nga jeta,ne kulmin e veprimtarise tij shkencore.ne prag te 75 vjetorit te tij te lindies Pr Dr Ali Idriz Dhrimo. nje jete idhull i yne,si bashkekohes ne fushen e arresimit,per me teper te te njejtit profil.Ai bir i atij fshati me emer,Corraj,qe mua me imponon rrespekt te dyfishte,njohur dy bijte e tij,si mesues e kuadro ne rrethin e Tiranes, ne mes viteve 60t,te perkushtuar deri ne Zonat e thella.ishin dhe dy vellezerit Feti e Halil Skendaj,qe me kane bere te kem dhe koefidence(emigracioni shperndare ne ate moshe) me kete Petagog, arritur shkallet me te larta ne fushen e gjuhesise,mare graden e larte: PR Dr i shkencave Ai, .lene vepra me vlera shkencore per vendin, si shkruani ju i nderuar Arqile Veshi.qe ju respektoj per punen tuaj,(une nje mesues sa drejtues shkolle ne shkollat e Tiranes(1964-91).me Pr.Alin nje jete ne Biblioteken Kombetare,Ai model i nje studiuesi pasionant.
    Ju te tera i keni thene Dr.Arqileja,per arritiet e atij njeriu njeri se pari,cilesi qe me duhet ta theksoj.
    I perjetshem kujtimi dhe vepra e tij, qe mendoj se si theksoni Ju Istancat perkatese,duhet ta vleresojne Vepren e Tij per ta perjetesuar emrin e tij…
    Faleminderit i nderuar Dr Arqile Veshi.Shendeti e miresi. Ngushellime familes mare kete njoftim te dhimbshem larg atdheeut.
    “Pasues veterani”83 vj..
    Toronto05-10-2018 Dhimiter M Xhoga.

  • Te pergezoj i dashur Arqile per kete shkrim qe ke bere per Pr.Dr. Ali Dhrimo. Eshte virtyt i njerezve te mire e me ndjeshmeri te larte njerzore,,te kujtojne e te nderojne personalitete te larta shkencore e shoqerore qe kane lene gjurme ne jeten e tyre Aliu,bashkfshatari,bashkmoshatari e bashkudhetari sic e pershkruani ju,shkelqeu ne ruajtjen dhe pasurimin e vlerave te gjuhes se bukur shqipe. Jam i gezuar se ne gjurmet e tij ecen edhe e bija, gjuhetarja dhe perkthyesja e talentuar Sabina Dhrimo. I nderuar dhe i pa harruar qofte kujtimi i pr.dr.Ali Dhrimo.

  • Kam fjalorin e Gjuhes Gjermane ketu,qe qendron si skeleti i peshkut gjigand te Plakut te Heminguejt.
    media te kuptoje se kultura jane punetoret e shkences dhe Rubrikat e Gjithollogeve,me mire ti ktheje ne rubrika humori.Si Dr.Ali Dhrimo nuk behemi dot,se eshte zanat i veshtire,kerkon njohuri dhe pune te mundimeshme,poor kur hap gazeten te mbushur me Blogjet e Zeqos dhe filosofirat e Fatos Tarifes,lot e qyrra e shurra me shpeton prej gazit.
    Kur kam keq nuk shkoj tek chek-upi,as tek SHAMANET.Shkoj tek mjeku.

  • PETRIT HOXHAJ
    Une nuk e kam njohur nga afer Profesor Ali Dhrimen,por emrin dhe veprat e tij i kam degjuar shpesh….
    Mane Alikaj,inxhiner i talentuar,eshte gjithashtu nga Corraj,duke i perforcuar akoma me shume emrin e mire ketij fshati…..

  • Me Prof.Dhrimon kam pasur raste te bisedoje disa here per Gjuhen Gjermane dhe ndikimin e skajshem te ” Deutsche Kultur ” ne dinamiken e kultures botrore. Personalitete te tille qe i kane dhene shume shoqerise shqiptare, duhen kujtuar dhe vleresuar ashtu sic e meritojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *