Të kopjosh paragrafë në një tezë doktorature mund të jetë e pranueshme për vende ku hajdutëria në qeverisje nuk ndëshkohet, por jo për gjermanët. As nëse ke vjedhur 33 vjet më parë. Një skandal i ri plagjiature ka plasur në Gjermani, kësaj here (ironike) rreth ministres gjermane të Arsimit. Universiteti i Dyseldorfit ka hapur një procedurë për heqjen e titullit shkencor dhe ministrja rrezikon të humbasë të gjitha postet politike, sepse ka kopjuar disa paragrafë në tezën e saj të doktoraturës mbrojtur në vitin…1980!
Universiteti i Dyseldorfit ka një komision dhe profesori që e drejton pasi kontrolloi tezën tha për Ministren se ka bërë “plagjiaturë” dhe “mashtrim të qëllimshëm”. Përfytyroni dot një profesor shqiptar të veprojë kështu me ministrin X apo Y? Kurrë! Profesorët tanë e kanë mendjen të shkruajnë peticione kundër opozitës.
Email nga adresa: [email protected]