Profesoreshë Luljeta Bozo tërhoqi vëmendjen ditët e fundit teksa foli për situatën e tërmetit që preku vendin. Ajo ka rreth 54 vite punë, dhe sot është një nga emrat më të vlerësuar akademikë. Në vitin 2001 ajo e vlerësua nga Universiteti i Biografive në Cambridge si gruaja ndërkombëtare e vitit, si një nga gratë shkencëtare më të mira.
E ftuar në studion e pasdite në Top Channel profesoreshë Luljeta Bozo sot 77-vjeç tregon eksperiencën e gjatë në karrierën si akademike e cila numëron 35 libra të botuar. Ajo ka udhëhequr 12 doktorë shkencash e qindra studentë të tjerë të diplomuar.
Tërmeti i prishi shtëpinë, familja në qiell të hapur: Nuk dimë ku do na zërë nata, shkojmë për vizita, lutemi të na thonë ‘flini nga ne’
Ajo rrëfen se edukatën e punës e ka marrë që në rini kur kujton kohët e kur në shtëpinë ku ishin pesë fëmijë nuk ndaheshin punët për vajza apo për djem.
Profesoresha tregon se babai i saj i ka edukuar që në fëmijëri duke i zgjuar që në orët 05:00 të mëngjesit për të bërë ushtrime fizike. Ajo thotë se çdo ditë ecën më shumë se 10 kilometër në ditë dhe ky është një rregull që ajo e zbaton me përpikmëri.
Sot profesoresha Bozo jeton vetëm pasi prej një viti ka humbur shokun me të cilin kishte ndarë jetën prej 54 vitesh por ka rreth vetes fëmijët dhe nipërit dhe mbesat që mbushin ditën e saj, por nuk e përjashton punën, një gjë pa të cilën thotë se nuk mund të jetojë.
l.h/ dita

NJe zonje grua,e mencur,e fisme,plot sharm.I urojme shendet!!
Pleqeri te mbare.
Respekt!
Zonjen Bozo e kam njohur nga vitet 60′ dhe kam pershtypjen se ishte dhe eshte si nje shenjtore.
.
nuk e kuptoj paragrafin:
Tërmeti i prishi shtëpinë, familja në qiell të hapur: Nuk dimë ku do na zërë nata, shkojmë për vizita, lutemi të na thonë ‘flini nga ne’
.
“””Pasi nese eshte ne dite te hallit “ne qiell te hapur” habitem me qeverine e Rames qe e ka lene kete pasuri kombetare ne kete situate..
.
Jam i bindur se nqs zonja Luli kerkon ndihme besoj se nga ish koleget dhe ish studentet mund te mbidhen mbi 100 mije dollare per 24 ore..
.
LUTEMI
HAPNI NJE LLOGARI BANKARE
PER KETE ENGJELLORE !
Profdsoresha eshte Nena e Petri Bozos. Qe nga prinderit ka qene nje familje e shquar
Meriton titullin Akademike.