25 Dhjetori njihej në Romën e Lashtë si Festa e Diellit të Pamposhtur (lat. Dies Natalis Solis Invicti) ose thjeshte festa e Zotit Diell (lat. Dies Soli) e sanksionuar me ligj gjatë sundimit të Perandorit Aurelian në vitin 274 e.s. Ekzistojnë shumë teori mbi origjinën e kësaj dite, por ajo çka çmoj më të besueshme lidhet me njohuritë astronomike të kohës dhe rëndësisë që u jepej atyre nga njerëzit e thjeshtë. Solstici i dimrit, që përkon me 21 Dhjetorin, është dita kur nata arrin kohëzgjatjen maksimale.
Më pas, deri më 25 Dhjetor, çdo gjë ngelet pa ndryshuar derisa Dielli fillon të “mposhtë” errësirën dhe dita rrit jetëgjatësinë e vet. Disa studiues janë të mendimit se, për vetë popullaritetin që pati kjo datë festive, bëri që besimi i krishterë të zgjidhte datën 25 Dhjetor si ditën e lindjes së Krishtit, duke e identifikuar të” Birin e Zotit” me zotin Diell. Mjafton të kujtosh ikonat e profetit me kurorën diellore mbi kokë.
Por 25 Dhjetori është një datë e shënuar edhe për komunitetin shkencor. Pikërisht në këtë ditë u lind një nga fizikanët më të mëdhenj të njerëzimit, Isak Njuton (eng. Isaac Newton). Në fakt lindja e tij përkon me krishtlindjet sipas Kalendarit të vjetër Julian të përdorur në Anglinë protestante, ndërkohë që në Kalendarin Gregorian, lindja e Njutonit përkon me datën 4 Janar.
Por ky ndryshim kalendarik nuk i frenoi flamurtarët e laicizmit që të deklaronin datën 25 Dhjetor si fillim i festimeve dhjetë ditore në nder të shkencëtarit të madh. “25 Dhjetori është ditëlindja e një burri që ka ecur vërtetë mbi tokë. Arritjet e tija festohen kudo ku të vërtetat e tij kanë ndikim. Që do të thotë anembanë Universit. Gëzuar Ditën e Njutonit !” (Richard Dawkins, biolog britanik).
Richard Stallman, promotori i doktrinës së Software-it të lirë dhe themelues i fondacionit Free Software Foundation, e quan 25 Dhjetorin Christmas (Krishtlindje) GravMass, duke nderuar Teorinë e Gravitetit Universal të propozuar nga Njutoni e cila liston ligjet e ndërveprimit të trupave me masë të caktuar. Ai shkon më tej duke na treguar edhe mënyrën e festimit të kësaj dite: “Më 25 Dhjetor, datëlindja e Isak Njutonit, ne festojmë ekzistencën e ligjeve kuptimplota të fizikës.
Graviteti është një teori e konsoliduar. Ju mund ta festoni GravMass-in duke zbukuruar pemën me mollë dhe fruta të tjera. Ngjitini ato por jo me shumë kujdes! Ideja është që rastësisht ndonjë nga frutat të shkëputet nga pema. Varini ato jo më shumë se në një metër lartësi, për të mos shkaktuar dëme. Duke e përmirësuar metodën, mund t’i nxisni fëmijët drejt një procesi shkencor për studimin e fenomeneve natyrore”.
Në Shqipëri ka shumë arsye për të festuar. Së pari, arsyeja më e propaganduar është e ashtuquajtura bashkëjetesa fetare. Së dyti në kultin pagan të të parëve tanë ka qenë i rëndësishëm kulti i Zotit Diell dhe si rrjedhim nuk do të ishte pa kuptim sikur të zgjedhim edhe ne ta festojmë në këtë ditë lindjen e Tij. Së fundmi, arsyeja më e rëndësishme, ta festojmë këtë ditë në nder të Njutonit, pa kontributin e të cilit nuk do të kishim pasur televizorin për të parë meshat fetare dhe as do mund të lexonim Biblën në ekranin e telefonit.
Mos harroni! Universi nuk ka tjetër shpjegim racional përveç Fizikës, dhe Njutoni është një nga profetët e Saj. Gëzuar 25 Dhjetorin! /Redjan Shabani

Keni të drejtë. Të ashtuquajturit të krishterë festojnë ditën e lindjes së Krishtit, e cila nuk dihet me saktësi sepse në Bibel nuk është dhënë data. Por, kjo datë nuk është në dhjetor, por ndoshta në shtator apo tetor, kur në malet e izraelit ende kullotnin bagëtinë. Është vetëm një besim i krishterë që nuk e feston krishtlindjen, sepse është e vërtetë se ajo u fut nga festa pagane e diellit, të cilën e keni shpjeguar në artikull.
Isak Njuton nje nga shkencetaret me gjeniale te botes krahas Ajnshtajnit!
GEZUAR DITEN E ZOTERIMIT TE DIELLIT.
NGA NESER DITA DO FILLOJ TI MARE NATES, PRA DIELLI DO TE JAP ME DHUME DRITE.
CFER DO NA THOTE PRIFTI TANI?
Ne Ilirine e Lashte,Iliret festonin kete feste pagane dhe si Lindjen e Diellit me simbolin qe sot eshte flamuri i Maqedonise,me 12 rrrjeshta brenda nje rrethi ne qender.
Pse e perzien me Krishtlindjen o turku.
ik ore pirdhu