PROFIL / Kush është kreu i FNSH-së Shkodër

anazapta

Kreu i FNSH-së Shkodër, i ekzekutuar mbrëmë në krye të detyrës, ishte emëruar si drejtues i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, gati 1 vit më parë.

Ai ishte 49 vjeç dhe babai i dy fëmijëve. Gjeta ishte me origjinë nga Rrësheni, ndërsa prej pak vitesh jetonte në Shkodër, në lagjen “Mark Lula”.

Gjeta kishte mbaruar Shkollën Ushtarake “Skënderbej”, por më pas kishte kaluar në forcat e Policisë.

Para emërimit në krye të FNSH­së mësohet se 49­vjeçari ka qenë larguar nga radhët e uniformave blu, për t’u angazhuar sërish vitet e fundit.

Në ngjarjen e djeshme, komandanti Simon Gjeta vendosi të hynte në shtëpinë e autorit, banesë njëkatëshe me katër dhoma dhe ta zinte në befasi të kërkuarin, por ky i fundit ishte i armatosur me një kallashnikov dhe hapi zjarr me breshëri ndaj tij.

Pritet që hetimet të nisin dhe mbi mënyrën e organizimit të aksionit që solli ekzekutimin e efektivit të Policisë.

Ai rezulton se nuk ishte i pajisur me mjete mbrojtëse përballë autorit që do të kapej, për të cilin kishin të dhëna se ishte i armatosur dhe sapo kishte plagosur një 21-vjeçar, raporton “Panorama”.

Më herët, Ruzhdi Arishta nuk ka dosje penale. Por ai lëvizte me armë në zonën ku jetonte, pasi në pjesën më të madhe të kohës dilte për gjah, i armatosur me automatikun me të cilin qëlloi ndaj dy personave, njëri prej të cilëve shefi i policisë.

Share This Article
3 Comments
  • Ti jepet nga PRESIDENTI I REPUBLIKES TITULLIN HERO I POPULLIT dhe krimineli te denohet me burgim te perjetshem.Familjes ti jepet Pension dhe femijve te tij lehtesime per Shkolla te ndryshme.

  • I shprehi ngushllime te afermve te tij.Vetem te ne ndodhin te tilla gjera.Si merret ne pune nje person si nuk e ka arsimin perkates.Nga mungesa e arsimit perkates,shkon e jep jeten.Dikush duhet te mbaj pergjegjsi per vdekjen e tij.Si merret ne pune vetem se eshte militant.Dhe ja rezultati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *